Prodhuesit nga Kosova përveç problemeve të ambientit të rëndë të të bërit biznes, hasin në vështirësi edhe për sigurimin e lëndës së parë. Kështu pohojnë vetë udhëheqës të kompanive prodhuese, sidomos të teknologjisë ushqimore, sipas të cilëve në raste të shumta “detyrohen” që lëndën e parë të sigurojnë nga tregjet e jashtme.
Për disa nga këto lëndë duhet të paguajnë taksa doganore, kurse për disa janë të liruara në bazë të marrëveshjes për Tregti të Lirë më Evropën juglindore, CEFTA, por prapë duhet të paguhet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Gjendja jo e kënaqshme në tregun e furnizimeve me lëndë të parë nga ndërmarrjet prodhuese është paraqitur gjatë këtij viti, thotë Barlet Namoni, pronar i kompanisë “ASK Foods” në Gjilan, kompani kjo që merret më përpunimin e pemëve dhe perimeve.
Kjo kompani prodhon lëngje dhe produkte të specave.
Namoni për Radion Evropa e Lirë, tregon se mundohen që ekskluzivisht lëndën e parë të sigurojnë nga fermerët vendor pasi edhe çmimi i produktit përkatës del në treg më lirë. “Realisht jemi duke u furnizuar nga fermerët tanë. Mirëpo siç duket nuk do të ketë sasi të mjaftueshme dhe do të detyrohemi që të realizojmë ndonjë import, nga Maqedonia apo Serbia pasi nuk ka ndonjë alternativë tjetër. Ne mundohemi që ekskluzivisht lëndën e parë të marrin nga fermerët tanë”, thotë Namoni.
Edhe Kompania “Frutex” nga Suhareka, që konsiderohet një ndër kompanitë më të mëdha për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, lëndën e parë për produktet e prodhuara në Kosovë e siguron nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.
Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, për Radion Evropa e Lirë, tregon se më lëndë të parë furnizohen nga Gjermania, Polonia dhe vendet e rajonit siç janë Maqedonia dhe pak nga Serbia.
“Lëndën e parë të cilën e marrim nga jashtë është repromaterial, siç është ambalazhi, pastaj sheqerin, që kryesisht vjen nga rajoni. Dhe lënda e parë siç janë koncentratet për prodhimin e pijeve. Pagesa është e seleksionuar për një pjesë të lëndës se paguajmë doganë, kurse një pjesë është e liruar nga Dogana”, shprehet Palushi.
Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit theksojnë se prodhuesit ballafaqohen më probleme të shumta deri në momentin e plasimit të produktit të tyre në treg.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se më qëllim të kualitet të çmimit më të lirë, prodhuesit kosovarë janë duke importuar lëndën e parë nga vendet rajonit, të Bashkimit Evropian e deri te vendet e Azizë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. “Por, mbetet financimi i lëndës së parë, një nga problemet më të mëdha. Për arsye se sasitë e mëdha që duhet të porositen dhe të importohen nga vendet e ndryshme të larta kërkojnë financim drejtpërdrejt dhe ajo duhet të jetë shumë e lartë, kurse kostoja është shumë e lartë. Dhe prodhuesit vendor, shpesh kanë probleme për të siguruar mjete financiare çoftë edhe garancione bankare”, thekson Shahini.
Sidoqoftë sigurimi i lëndës së parë nga prodhuesit nga vende të ndryshme të botës, rrit koston e çmimit të produktit në treg për shkak të shpenzimeve të transportit dhe obligimeve doganore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë