LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, lirohen në procedurë të rregullt tre personat që morën pjesë në djegien e duarve të cigareshitësit

Prishtinë, lirohen në procedurë të rregullt tre personat që morën pjesë në djegien e duarve të cigareshitësit
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë liruar në procedurë të rregullt tre persona të cilët ishin të përfshirë në rastin e cigareshitësit në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Sot pas publikimit të videos, ku dyshohej për një keqtrajtim të një personi,njësitet përkatëse policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të përfshirë në këtë rast.


Pas intervistimit personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm janë duke punuar hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit”, u shpreh ajo.

Policia interviston personat që dyshohen se morën pjesë në djegien e duarve të cigareshitësit
Lexo po ashtu Policia interviston personat që dyshohen se morën pjesë në djegien e duarve të cigareshitësit

Ndryshe, në rrjetet sociale sot ka qarkulluar një video, ku shihen disa persona duke ia bërë duart me alkool një cigareshitësit e më pas ia vënë flakën duarve të tij. Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori