LAJMI I FUNDIT:

Prishtina përfundon fazën përgatitore në Mavrovë, rikthehet në kryeqytet

Prishtina përfundon fazën përgatitore në Mavrovë, rikthehet në kryeqytet

Klubi kryeqytetas ka përmbyllur me sukses fazën e parë përgatitore prej dy javësh në Mavrovë të Maqedonisë së Veritut.

Prishtina është rikthyer tashmë në kryeqytetas pasi ka mbyllur fazën përgatitore prej dy javësh në Mavrovë, ku pati edhe disa ndeshje miqësore.

Kampionët e shumëfishtë të Kosovës gjithashtu kanë provuar shumë nga lojtarët e transferuar këtë verë dhe disa të rinj nga ekipi i juniorëve.


Trajneri i ri, Ismet Munishi tani ka një pasqyrë më të qartë në lidhje me skuadrën që do ta drejtoj dhe cilët do të jenë lojtarët që do ta bartin barrën kryesore të ekipin gjatë sezonit 2022/23.

Orari i plotë në elitën e futbollit kosovar - Xhiro e tretë, gjashtë dhe shtatë me super derbi
Lexo po ashtu Orari i plotë në elitën e futbollit kosovar - Xhiro e tretë, gjashtë dhe shtatë me super derbi

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

?? ????????? ? ??̈??????? ????̈? ??̈????????? ??̈ ???????̈ ??̈ ??????????̈ ??̈ ??????

FC Prishtina e ka përfunduar një nga fazat më të rëndësishme përgatitore para fillimit të edicionit të ri në futbollin kosovar.

Prishtina për dy-javë është përgatitur në kushte optimale në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munisi gjatë kësaj periudhe e ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore më skuadrën Struga Trim & Lum duke fituar me rezultat 2:1 derisa më parë ka luajtur me Trepçën ’89 ku ka barazuar me shifrat 1:1.

Prishtina tashmë do t’i vazhdojë përgatitjet në Kosovë deri në fillim të kampionatit ku pritet ti zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Te Prishtina janë bërë shumë ndryshime për edicionin 2022/2023. Janë larguar shumë lojtarë që kanë bartur barrën kryesore dhe kanë ardhur shumë të tjerë.

Genc Hamiti, Korab Luma, Hasan Hyseni, Andi Salihu, Kreshnik Uka, Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Besir Ramadani, Ramiz Bytyqi, Marclei Santos, Egzon Bislimi, Gentrit Dumani, Muhamed Useini, Butrit Bulliqi dhe Ardi Ajdini janë lojtarët që deri më tash i janë bashkuar edhe zyrtarisht “bardhekaltërve”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori