LAJMI I FUNDIT:

Prishjet në KEK shkaktojnë krizë energjetike

Prishjet në KEK shkaktojnë krizë energjetike

Për momentin, Kosova është në situatë shumë të vështirë energjetike, për shkak të ndërprerjes së paplanifikuar të prodhimit në KEK. Në këto çaste, situata e furnizimit me energji elektrike është më e keqe se vitin e kaluar, kur së paku një njësi ishte aktive në TC “Kosova A” në KEK dhe nuk ballafaqoheshim me temperatura të larta dhe ekstreme në rajon dhe Evropë. Si pasojë, energjia e gatshme në treg është e limituar dhe shumë e kushtueshme.

Edhe pse jo obligim i KESCO-s, ne jemi duke importuar energjinë që është e disponueshme në treg me çmim shtatë herë më të shtrenjtë (130 euro për megavat) për të tejkaluar më lehtë situatën e shkaktuar nga prishjet e paplanifikuara në KEK . Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme për furnizim të rregullt me energji elektrike dhe nuk mund të jetë e qëndrueshme për kohë të gjatë.

Sipas bilancit energjetik gjatë gjithë muajit korrik në KEK duhej të ishin aktive dy njësi të “Kosovës A” dhe dy njësi të “Kosovës B”. I gjithë ky bilanc mbështetet nga tarifat e energjisë elektrike dhe çdo devijim shkakton probleme dhe vështirësi.


Për momentin, në KEK janë aktive vetëm dy njësi të “Kosovës B” me kapacitet të limituar të prodhimit dhe të ndryshueshëm nga ora në orë, deri sa konsumi në orët e pikut është diku rreth 750 megavat. (Prodhimi në vend është vetëm 460 – 500 megavat).

Për të mos rrezikuar gjithë sistemin, jemi të obliguar të bëjmë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mungesës së kapaciteteve energjetike në vend dhe devijimit të madh që shkaktohet nga prishjet e paplanifikuara dhe emergjente në KEK. Ne kemi informuar të gjitha palët e treta dhe operatorët tjerë për situatën e krijuar.

Në të njëjtën kohë, i lusim të gjithë konsumatorët që në rrethana të tilla të jashtëzakonshme, të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, kur konsumi është shumë i lartë dhe kapacitetet energjetike në vend dhe energjia elektrike e disponueshme, nuk janë të mjaftueshme.

Ne do të vazhdojmë me importimin e gjithë energjisë së gatshme në treg pa marrë parasysh çmimin për të plotësuar kërkesën e konsumatorëve, por një proces i tillë është i vështirë për t’u realizuar marrë parasysh kushtet klimatike dhe kapacitetet e limituara të gatshme. Shpresojmë që KEK do të rifillojë gjenerimin sa më shpejt që është e mundur. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori