Refuzimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për të pezulluar taksën doganore ndaj mallrave serbe, ka bërë temë diskutimi raportet e Kosovës me vendet që i konsideronte si mike, përkatësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht pengesave që Serbia i ka vendosur për Kosovën, taksa 100 përqind po shihet nga pala serbe, pengesë për dialog.
Përkundër kësaj, Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij, gjë që ka çuar në pezullimin e bisedimeve në Bruksel.
Kjo ka bërë që edhe ShBA të përsërisë disa herë kërkesën e saj për pezullim të përkohshëm të taksës, në mënyrë që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi.
E dëmtimi i raportit me ShBA-në, për njohës të politikës po shihet realitet e për disa ekzagjerim.
Njohësi i zhvillimeve politike, Ramush Tahiri thotë se prishja e marrëdhënieve me ShBA-në është një realitet që po ndodh.
Sipas tij, vendi duhet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, teksa shton se e sheh të arsyeshme pezullimin e taksës me Serbinë.
“Me ShBA-të është fakt se po prishen marrëdhëniet, dhe është fakt që kemi penalizime të ndryshme edhe për thirrjen dhe shkuarjen e delegacioneve tona jashtë. Sepse, pikërisht për shkak të sponzorimit të ShBA-së ne kemi marrë pjesë në takimet rajonale edhe të ministrave të ndryshëm, kryeministrave, por edhe të presidentëve. Është realitet sepse taksa që është ndërmarrë është veprim i njëanshëm politik i Qeverisë të Kosovës dhe si i tillë duket i padrejtë, sepse nuk është në harmoni as me rregullat e CEFTA-s për tregti të lirë dhe këmbimin e mallrave. Taksa është vënë për arsye politike, jo ekonomike, dhe është vënë në pakufi, sepse është caktuar kriter deri të na njeh Serbia. Askush normal nuk mendon që Serbia për kaq para të njeh. Nëse është shkëmbimi tregtar 500 milionë, nëse është fitimi 100 milionë, do të thotë për aq para, askush nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të kishin dhënë miqtë tanë ndërkombëtar shumë më shumë po të ishte që blihet pavarësia me para”, ka thënë ai.
Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se çështja ka marrë përmasa serioze.
Refuzimi që edhe në të ardhmen të mos reflektohet në pezullimin e taksës, sipas tij, do t’i cenonte raportet në veçanti me ato vende me të cilat Kosova ka partneritet strategjik dhe historik.
“Kam përshtypjen dhe jam shumë i bindur që duhet të ketë reflektim, sepse në veçanti në trendët aktual, komuniteti ndërkombëtar dhe e drejta ndërkombëtare ka një epërsi dhe superioritet ndaj të drejtës së brendshme. Shteti i Kosovës mbase edhe nuk do të ekzistonte fare pa një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare çfarë edhe e kemi marrë deri më tani. Jam shumë i bindur që në këto momente të fundit, do t’i thërrasim ndërgjegjes dhe do të marrim vendimin e duhur, për pezullim ose suspendim të përkohshëm të taksës, gjë që do të kishte ndikim pozitiv për vendin, ngase topi nga tabori ynë, do të kalonte në taborin e kundërshtarit dhe do të dëshmohej në mënyrë të hapur se nuk është Kosova pengesë për dialogun dhe marrëveshjen, por saktësisht është pala tjetër”, është shprehur ai.
Ndryshe mendon profesori universitar, Mazllum Baraliu.
Ai ka thënë se nuk ka vend për shqetësim sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Amerikës.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës, nuk ka asnjë arsye që të përkeqësohen e as të dobësohen. Ato janë marrëdhënie strategjike, shekullore, që prej kohës së Wilson-it, lidhur me shqiptarët, pjesë e së cilës është edhe Kosova si Republikë, andaj mendoj se nuk po përkeqësohen. Sigurisht që ka kërkesa shumë dhe presione, nga BE dhe nga ShBA që me çdo kusht të përshpejtohet procesi i epilogut me një marrëveshje përfundimtare, të detyrueshme për të dyja palët, mirëpo unë mendoj që marrëdhëniet nuk mundet të vihen në pikëpyetje, aq më tepër për një taksë që është e drejtë sovrane e çdo qeverie”, ka thënë Baraliu.
Megjithatë, ai ka theksuar se presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, pasi i njëjti nuk po i bëhet edhe Serbisë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve.
“Unë mendoj se çdo presion që i bëhet Kosovës, është jo parimor, është i padrejtë dhe është thjesht imponim, sepse do të duhej ndaj dy palëve të bëhet presion, edhe ndaj Serbisë që pa parakushte dhe pa kushte të vazhdohet faza finale e dialogut”, theksoi ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 21 nëntor të vitit të kaluar kishte rritur taksën doganore për 100 për qind për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që importohen në Kosovë, ku përkundër kërkesave të ndërkombëtarëve për pezullim të saj, kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj nuk ka lëshuar pe. Kjo, edhe përkundër përçarjes brenda strukturave politike, që të hiqet së paku përkohësisht kjo taksë e vënë ndaj mallrave serbe./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës