LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Fondi për Efiçiencë të Energjisë

Prezantohet Fondi për Efiçiencë të Energjisë

Efiçienca e energjisë, përveçse ul faturat e energjisë dhe mbron mjedisin, sjell edhe përfitime për krijimin e vendeve të reja të punës. Mendohet që me një zbatim efektiv të këtyre masave, në pesë vitet e ardhshme të krijohen 11 mijë e 851 vende pune.

Kështu u bë e ditur gjatë prezantimit të Fondit për Efiçiencë të Energjisë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ku u tha se Kosova ka realizuar planin e parë të efiçiencës dhe tashmë ka arritur kursimin e energjisë në nivelin 3 për qind.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se energjia dhe përdorimi i saj janë në mendjen e konsumatorëve, të politikbërësve dhe të ofruesve të shërbimeve. Nxitësit e kësaj vëmendjeje të shtuar janë sigurisht brengat për sigurinë e furnizimit, për mjedisin, po edhe për kostot e energjisë që janë gjithnjë në rritje, tha Stavileci.


Ministri bëri me dije se pas shpalljes së kompanisë “ContourGlobal” si kompani ofertuese për ndërtimin e TC “Kosova e Re” sot kanë pranuar fletëgarancinë nga kompania në fjalë, që sipas tij është një lajm i mirë për këtë sektor.

“Natyrisht që tek ne viteve të fundit janë bërë përpjekjet e shumta, janë ndërmarrë hapa të shumtë, kanë nisur të realizohen projekte apo do të nisin të realizohen projekte që lidhen me zbatimin e masave të efiçiencës. Efiçiencën të gjithë duhet ta kuptojmë si një investim , sikundër është investimi në një linjë të transmetimit apo në njësi gjeneruese njëjtë duhet të shihet edhe kjo, sepse më saktësisht është një investim në reduktimin e kilovatëve për orë, për të adresuar kërkesat në rritje për energjinë”, tha Stavileci.

Ministri Stavileci ka numëruar pesë benefitet gjatë zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë për. Ai tha se e gjithë infrastruktura ligjore për efiçiencën është e kompletuar dhe kjo duhet të zbatohet edhe në Kosovë sikurse në vendet e zhvilluara që ka filluar në vitet ’70-ta.

“Benefitet e implementimit të masave të efiçiencës janë të shumta , unë do t’i përmbledh në pesë të tilla. E para, ul faturat e energjisë, e dyta përfaqëson një investim kost efektiv, e treta arrihen kursime të shpejta dhe domethënës, e katërta ka efekte pozitive mjedisore dhe e pesta ushqen zhvillimin ekonomik”, tha ministri Stavileci.

Prezantimin e parafizibilitetit financiar për Fondin e Efiçiencës së Energjisë e bëri Besim Islami nga EECG, i cili tha se potenciali i efiçiencës së energjisë është mjaft i madh në vend, sepse Kosova ka 45 milionë metra katrorë ndërtesa, ku 34 milionë janë në sektorin rezidencial me qytetarë.

Islami tha se Kosova ka realizuar planin e parë të efiçiencës së energjisë në 2010-2012 dhe tashmë ka arritur kursimin e energjisë. Ai tha se në sektorin rezidencial mund të kursehet deri në 2 mijë e 400 giga, q ë është afërsisht gjysma e furnizimit me energjie elektrike.

“Kosova ka realizuar planin e parë të efiçincës së energjisë në 2010-2012 dhe tashmë ka arritur kursimin energjisë në nivelin 3 për qind. Plani i parë aftësisht është zbatuar në saje të shumë projekteve dhe tashmë po synon ta realizoj planin deri në vitin 2018…një studim goxha i imët është bërë në vitin 2012 për potencialin e kurimit të energjisë në Kosovë në sektorin rezidencial. Në sektorin e rezidencial ne mund të kursejmë deri në 2 mijë e 400 giga kjo është afërsisht gjysma e furnizimit me energjie elektrike të Kosovës dhe nuk është një vlerë e vogël”, tha Islami.

Sipas tij,kursimi i energjisë nuk është një investim që duhet bërë vetëm e vetëm për të kursyer energjinë. Në fund të fundit është një kursim i cili sjell investim dhe sjell përfitim financiar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori