LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen rezultatet e tregu të punës për të rinjë

Prezantohen rezultatet e tregu të punës për të rinjë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) të premtën do të prezantojnë rezultatet e Programit tëTregut Aktiv te Punës për të Rinjë.

Bazuar në një njoftim zyrtar të UNDP-së të pranishëm gjatë prezantimit të këtyre rezultateve do të jenë edhe presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Minstrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Frode Mauring.

‘Projekti që implementohet nga UNDP-ja dhe MPMS-së, e që përkrahet financiarisht nga qeveria e Norvegjisë dhe qeveria e Kosovës, është pjesë integrale e strategjisë më afatgjatë që ka për qëllim zvogëlimin e papunësisë dhe stimulimin për krijimin e vendeve të punës në sektorin privat’.

Në po të njejtin njoftim thuhet se, që nga viti 2005, projekti ka përkrahur 7.236 të rinj të papunë duke ofruar trajnime, vende të punës përmes pesë masave për tregun e punës.


‘Gjatë implementimit të projektit në vitin 2009, do të ngritet asistenca për rininë e papunë me anë të mësimit praktik dhe trajnimit profesional në ndërmarrje” për nxënës të shkollave profesionale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë’. /Telegrafi/