LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Jahjaga – drita e vetme e një tuneli të errët

Viti qe lamë pas, për Kosovën ishte një vit i sfidave te mëdha dhe i sukseseve të pakta. Një shteti te ri, siç është Kosova, ende i panjohur në mase te dëshirueshme ndërkombëtarisht dhe i pa inkuadruar sa duhet në mekanizmat kryesor ndërkombëtare. Posaçërisht pengesat dhe problemet e mëdha te cilat i bëhen barrë në ecjen përpara drejt integrimeve dhe perspektives ndërkombëtare, padyshim qe janë problemet me imazhin e vendit dhe te përfaqësuesve politik shtetërore. Sidomos, pas vjeshtës se vitit 2010, kur edhe u prish koalicioni i madh PDK-LDK dhe vendi shkoj në zgjedhje te parakohshme, Kosova u përballë me një bllokade në skenën ndërkombëtare si pasoje ngjarjeve te pakëndshme të cilat ndodhen po ne këtë kohë.

Njëra nder ngjarjet më të pakëndshme, ishte padyshim kthimi mbrapa ne atë çka njihej me pare si pozitive ne Kosove, pra zgjedhjet e lira e te cilat kësaj radhe pësuan rënie drastike dhe te cilat u cilësuan si te manipuluara dhe jodemokratike. Natyrisht qe edhe institucionet te cilat dalin si rezultat i zgjedhjeve te manipuluara dhe jodemokratike, nuk vlerësohen si të mira dhe te pranueshme si ne rrafshin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtare. Një hendikep, po aq i madh, pa dyshim se ishte akuza nda Kryeministrit Thaçi, i cili edhe doli si më i votuari nga zgjedhjet e cilësuara si te manipuluara dhe për te cilat përgjegjësia kryesore bije mbi të.


Në anën tjetër, ndodhi edhe akuza e rëndë, e cila po ashtu bije mbi supet e Kryeministrit Thaçi. Nga anëtari i Këshillit te Evropës, Dick Marty, i cili paraqiti akuza të rënda ndaj disa strukturave te UÇK-së dhe me te cilat pretendohej qe zoti Thaçi te kishte lidhje direke. Tani pa e marre parasysh se Kosova dhe shqiptaret ne përgjithësi i cilësuan këto akuza si te shpifura dhe te pabazuara ne fakte, ato e dhanë efektin e vet negativ, duke e shtyre Kosovën ne një kënd shumë te papërshtatshëm ne raport me boten demokratike.

Në sheqerit e emancipuara ne një rast te këtillë in apostrofuari ne fjalë ne këtë rast z. Thaçi, do te largohej nga politika duke i shprehur besimin e plote organeve te hetuesisë vendore dhe ndërkombëtare, ne mënyrë qe të mos bëhet pengese direke për prosperitetin e vendit. Mirëpo ne rastin e Kosovës, por edhe ne rrafsh kombëtar, një gjë e tillë nuk ndodh dhe as qe është e imagjinueshme, ngase vete akteret politik nuk besojnë ne drejtësi, ngase e dinë mirë se çfarë drejtësie kane ndërtuar, dhe se e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar asaj drejtësisë është duke qenë në krye të shtetit apo mbi të (drejtësinë), gjë që ndikon shume negativisht ne imazhin e shtetit.

Një sfidë e rëndë, padyshim ishte edhe ardhja e z. Pacolli ne krye të politikës, si rezultat i koalicionit dhe kushtëzimeve te shumta, dhe manipulimeve dhe abuzimeve ne mënyrë të hapur me deputetët erdhi në krye të postit më të lartë të shtetit (President).

Behxhet Pacolli, një figure mjaft kontroverse, rezultoi të jetë e papranueshme si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtarë, e aq më shumë kur ai nuk e kishte as përkrahjen minimale te popullit. Këto ngjarje e sollën Kosovën në një gjendje të mjerueshme politike duke mos pasur as minimumin e asaj me çfarë ne mund të dilnim të paktën faqebardhë para faktorin aq të rëndësishëm ndërkombëtarë, e që për një shtet të ri siç është Kosova, është e një rëndësie jetike.

Për fat të mirë në gjithë këtë kaos institucional, funksionoi një organ i lartë i shtetit e që ishte Gjykata Kushtetuese, me verdiktin e saj konstatoi që zgjedhja e Presidentit të vendit ishte antikushtetuese dhe se do duhej përsëritur votimi.

Pasi që në një votim të ri ishte e pamundur te zgjidhej z. Pacolli dhe vendi rrezikohej të shkonte prapë ne zgjedhje te jashtëzakonshme , u arrit një kompromis i cili solli një zgjidhje fatlume për vendin në të gjitha aspektet.

Në postin e Presidentit te vendit erdhi znj. Atifete Jahjaga, një figure mbase e panjohur ne skenën politike por aq e respektuar dhe e pranueshme për të gjithë. Ishte hera e parë që ne patëm një konsensus te gjerë për sa i përket postit te Presidentit. Ishte figura e Presidentes Jahjaga ajo drita pothuaj e vetme ne një tunel te errët, e cila sadopak përmirësoi imazhin e vendit.

Presidentja Jahjaga, është një figurë e cila përpos disa vështirësive te imta te cilat mund t’i atribuohen mungesës së eksperiencës, ka arritur që vendin ta prezantojë ne mënyrë mjaft të suksesshme, si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ajo po e bën tashme gati një vit në krye të shtetit dhe përpos disa lëshimeve të vogla (teknike) për të cilat u detyrua të pranojë edhe disa kritika banale, nuk ka ra ne sy për asnjë gabim për të cilin do duhej ndëshkuar për mos-rivotim ne këtë post.

Kohëve të fundit shume lëvizje dhe planifikime bëhen për zgjedhjet e ardhshme nga të cilat pritet të dalë Presidenti i vendit në forme direke nga vota e popullit. Nga partitë politike lakohen emra të llojllojshëm për kandidat te mundshëm, po ashtu edhe nga analistë politikë dhe mediat. Por pak ose aspak nuk kalkulohet me emrin e Presidentes Jahjaga për rikandidim, gjegjësisht rizgjedhje ne këtë post. A thua pse?

Sepse znj. Jahjaga nuk i takon asnjërës nga rrymat partiake dhe se partitë politike fiksohen se do ta humbin ndikimin ne këtë post pas zgjedhjes se saj. Mirëpo, a do duhej populli ta votonte një kandidat të pakomprometuar dhe pa asnjë hipotekë, e cila në një mënyre apo në tjetrën do ta pengonte në ushtrimin e funksionit ne postin e te parit te vendit. Normalisht që po, por këtë do ta bënte populli nëse ka arritur shkallën e duhur të emancipimit politik.

Do duhej dhënë besimi një politikaneje qoftë edhe të pa eksperiencë të duhur, por me ambicie dhe me aftësi për përmirësime, e që ka vërtetë vlera të pakontestueshme në vete. Apo ndoshta e ka humbur shansin për një rizgjedhje pasi qe edhe pas një viti në postin e presidentit ende jeton në banesë me qira. Dhe se ne këtë shoqëri do duhej me qenë vërtetë e aftë për te vjedhur dhe për t’u korruptuar ne çastin e parë të mundshëm për të fituar përkrahje dhe respekt.

Është koha e fundit kur ne si shoqëri do duhej treguar shkallë të lartë të emancipimit politik, dhe vërtet të jemi syçelë kënd dhe si e zgjedhim në krye të shtetit.