Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar vizitën e lartë zyrtare në SHBA, në kuadër të së cilës do të takojë zyrtarë të lartë të Administratës amerikane, senatorë, kongresmenë dhe udhëheqës të “think-tankeve” dhe personalitete që kanë luajtur rol apo që do të luajnë rol në zhvillimet në Uashington në raport me Kosovën dhe me Ballkanin.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidentin Thaçi do ta presë zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Ndërsa, në Senatin e SHBA-së, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndara me senatorë të rëndësishëm për zhvillimet në Evropë dhe në rajonin tonë. Takimi i parë është me senatorin Bob Corker, kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentit,transmeton Telegrafi.
Pastaj me senatoren Joni Ernst, republikane nga Iowa, veterane e ushtrisë amerikane e cila ka vizituar Kosovën dhe është zë përkrahës për Kosovën, veçanërisht për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Takimi tjetër në Senat është me senatorin John McCain, gjithashtu veteran i ushtrisë, por edhe i politikës në SHBA, si dhe takimi me senatorin Jim DeMint, ndër figurat më të spikatura të Partisë Republikane dhe kryesues i “The Heritage Foundation”- think-tankut më me ndikim në formimin e ekipit tranzitor të presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Në Kongresin Amerikan, presidenti Thaçi do të takojë kongresmenin Eliot Engel dhe kongresmenin Michael Turner, i cili është edhe kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Ndër takimet të tjera të rëndësishme është edhe ai me Bob Doll, ish-senator dhe një ndër zërat më të fuqishëm për Kosovën në Uashington, i afërt edhe me ekipin e presidentit të zgjedhur, Trump.
Ndër takimet kryesore me përfaqësues të think-tankeve me ndikim në politikën e Shteteve të Bashkuara, është takimi me Strobe Talbott, ish-zëvendëssekretar i Shtetit, ekspert i Politikës së Jashtme amerikane që tani vepron si president i “Brookings Institute”; me Morton Abramowitz dhe JimHooper, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare në raport me Kosovën, si dhe takimi me Frederick Kempe dhe me Damon Wilson nga “AtlanticCouncil”.
Në të gjitha këto takime, presidenti Thaçi do të diskutojë vazhdimin e bashkëpunimit të Kosovës me SHBA-në dhe thellimin e tij.
“Vizita ime dhe pritja që më bëhet në Uashington është konfirmim i miqësisë speciale dhe të përhershme që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur presidenti Thaçi në fillim të vizitës së tij në Uashington.
“Me ndryshimet në botë, miqësia jonë me SHBA-në- raporti ynë special, është vital për të ardhmen e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka përfunduar presidenti Hashim Thaçi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze