LAJMI I FUNDIT:

Presidenti somalez suspendon nga detyra kryeministrin për shkak të dyshimeve për korrupsion

Presidenti somalez suspendon nga detyra kryeministrin për shkak të dyshimeve për korrupsion

Presidenti somalez, Mohamed Abdullahi Mohamed, suspendoi kryeministrin e vendit për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të tokës publike.

“Duke theksuar se kryeministri Mohamed Hussein Roble më 26 dhjetor 2021 emëroi ministër të ri të Mbrojtjes pa mbaruar hetimi në vazhdim rreth ndërhyrjes në rastin e korrupsionit në lidhje me tokat publike në pronësi të SNA-së, puna dhe kompetencat e kryeministrit janë suspenduar në pritje të hetimit”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Presidenca e Somalisë.

Presidenti Mohamed gjithashtu urdhëroi suspendimin e komandantit të marinës, i cili më herët akuzoi kryeministrin për uzurpim të tokës dhe keqpërdorim të tokës publike, transmeton Anadolu Agency.


Dje, kryeministri dhe presidenti shkëmbyen akuza teksa situata politike në vend po përkeqësohet.

Presidenti Mohamed akuzoi kryeministrin se ka dështuar të përmbushë mandatin e tij për të udhëhequr vendin në zgjedhjet, siç edhe ishte ngarkuar.

Nga ana tjetër, kryeministri Roble tha se presidenti po prishte qëllimisht zgjedhjet e përgjithshme.

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori