LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Sejdiu takoi misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës

Presidenti Sejdiu takoi misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka takuar të enjten misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Giovanni di Stasi dhe anëtarë të Kongresit të Autoritetit lokal dhe regjional, si dhe të Bashkimit Evropian, kryesuar nga Ludmila Sfiroloaga, zëvendës-presidente e Kongresit.

Në takim u diskutua për rrjedhën e fushatës parazgjedhore dhe bashkëbiseduesit u pajtuan se e gjithë fushata është bërë në një frymë të tolerancës dhe të respektit të ndërsjellë.

Presidenti Sejdiu vlerësoi se është ndërtuar një kulturë dhe vetëdije e lartë politike në të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këto zgjedhje. Ai falënderoi di Stasin dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për mbështetjen që po i japin Kosovës në këtë proces.

“Kosova edhe kësaj radhe, me këtë proces zgjedhor, do të dëshmojë se është e gatshme të qeverisë vetveten”, tha presidenti Sejdiu.


Ndërsa, Di Stasi theksoi se edhe këtë herë pret të raportojë sukseset e këtij procesi zgjedhor, dhe kjo do të jetë një storie e suksesit jo vetëm për Kosovën, por për tërë Evropën.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori