LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i ri flet për anëtarësimin në FIFA e UEFA

Presidenti i ri flet për anëtarësimin në FIFA e UEFA

Hashim Thaçi ka premtuar se shumë shpejt Kosova do të anëtarësohet me të drejta të plota në FIFA e UEFA.

Në ceremoninë e betimit si President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka premtuar se Kosova do të anëtarësohet me të drejta të plota në FIFA e UEFA në një të ardhme të afërt.

“Kosova sivjet për herë të parë do të marrë pjesë në lojërat olimpike, po punojmë që të anëtarësohemi në FIFA dhe UEFA”, ka thënë Thaçi në fjalimin para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.


UEFA do të votojë në lidhje me pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit në mbledhjen e caktuar më 3 maj dhe mbetet të shihet nëse Kosova do të bëhet si anëtare e 55-të e UEFA-s.