LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i BQE: Sfidat me të cilat përballet bota janë të frikshme

Presidenti i BQE: Sfidat me të cilat përballet bota janë të frikshme

Çështja e përfitimeve ka përpirë të gjithë sektorin bankar kaq shumë, saqë është mbyllur një sy përballë rreziqeve ose ato janë injoruar me dashje.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Zhan-Klod Trishe deklaroi në Frankfurt se po bëhet ç’është e mundur për të mbështetur funksionimin e sistemit financiar.

Trishe tha në Kongresin e Bankave që u zhvillua në Frankfurt se sfidat me të cilat po përballet bota janë vërtetë të frikshme.

”Banka Qendrore në pergjithesi dhe ajo Evropiane në veçanti brenda kornizës së bashkëpunimit të brendshëm që ne kemi me të gjithë institucionet simotra po bëjnë çështë e mundur për të mbështetur funksionimin e sistemit financiar“.


Më herët presidenti i Gjermanisë dhe ish-Presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Hërst Këler tha se çështja e përfitimeve ka përpirë të gjithë sektorin bankar kaq shumë sa është mbyllur një sy përballë rreziqeve apo ato janë injoruar me dashje.