Joe Biden, sipas të gjitha gjasave tanimë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një adresimi në një takim të komunitetit shqiptar në SHBA, kishte premtuar se do të vazhdojë që me gjithë qenien e tij të angazhohet që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të qëllojnë dhe të vrasin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan.
“Duhet të qëndrojmë derisa të përfundojmë punën tonë dhe ja çfarë do të thotë kjo: Definicioni i të përfunduarit të punës tonë është që të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike dhe rajoni, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë – të jenë në rrugë për anëtarësim në NATO dhe të jenë në rrugë për të qenë pjesë e BE-së”, kishte thënë Biden, përcjell Telegrafi.
Kjo pasi që, siç kishte thënë ai, derisa të arrijë ai moment, nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët në Ballkan.
“Bota duhet të njohë vuajtjet, dhimbjet dhe humbjet që populli shqiptar në rajon ka përjetuar. Serbët duhet të shohin veten në sy dhe të kuptojnë se çfarë kanë bërë liderët e tyre”, kishte bërë thirrje Biden në një video që mban datën 28.04.2002.
Sipas tij, rëndësia e Gjyqit të Nurnbergut nuk ishte për të dënuar por për të bërë gjermanët që të kuptojnë se çfarë kishte ndodhur.
“Ju do të pyesnit se pse unë kam qenë tillë me serbët, të cilët janë njerëz shumë të mirë. Sepse derisa ata shikojnë në zemrat e tyre, ata nuk mund të shërojnë veten nga të bëmat e tyre. Dhe nëse vazhdojnë me një standard të tillë, cikli do të vazhdojë”.
Biden si konkluzion ka vlerësuar se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të ketë siguri botërore, pa siguri në Evropë.
“Dhe siguri në Evropë nuk mund të ketë, derisa Evropa Juglindore nuk bëhet pjesë stabile e botës”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Një i ri theret me thikë në Gjilan
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë