LAJMI I FUNDIT:

Pozicioni i gjumit ndikon në gurët në veshka

Pozicioni i gjumit ndikon në gurët në veshka

Kush fle në anën e djathtë, ka më tepër gurë ne veshkën e djathtë. Këtë e kanë zbuluar disa shkencëtarë të Universitetit të San Franciskos.

Ata morën në studim pacientë, te të cilët paraqiteshin herë pas here gurët në të njëjtën veshkë. Nga 110 të sëmurët, 93 prej tyre kishin një anët të preferuar për të fjetur. Tek tre në katër pacientë formoheshin në atë anë gurë në veshka.

Shkencëtarët supozojnë se pozicioni i gjumit ndikon më tepër në qarkullimin e gjakut të veshkës, sesa është pranuar deri tani. Tek veshka që është poshtë, e lagur keq me gjak mund të formohen depozitime.

“Pacientët me gurë të përsëritur në veshka mund ta ndihmonin vetë veten, thjesht të ndërronin zakonet e gjumit – të flinin në shpinë”, këshillojnë shkencëtarët. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori