LAJMI I FUNDIT:

Porto në çerekfinale, mposht Romën në vazhdime

Porto në çerekfinale, mposht Romën në vazhdime
Festa e Moussa Marega dhe Alex Telles te goli i dytë i Portos ndaj Romës (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Porta arriti fitore 3-1 ndaj Romës në Estadio do Dragao dhe kështu u kualifikua në çerekfinale të Ligë së Kampionëve me rezultat përfundimtar 4-3.

Portugezët ishin më të mirë dhe në fund morën fitoren e merituar.

Goli i parë në takim erdhi nga vendasit, ishte Tiquinho Soares që shënoi në minutën e 26-të, ndërsa nuk kalo shumë dhe Daniele De Rossi  (37′) barazoi rezultatin nga pika e bardhë.


Felipe gjatë një dueli me Edin Dzekon (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Porto e fillo mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 52-të u rikthye epërsia me anë të Moussa Maregas. Në vazhdim portugezët rrezikuan disa herë portën kundërshtare, por gjetën golin dhe pasi ndeshja e parë në Olimpico kishte përfunduar me rezultat 2-1 ndeshja shkoi në vazhdime.

Ishte një lojë e heshtur në 15-të minutat e parë, ndërsa në të dytat Roma tentoi diçka më shumë me Edin Dzekon, por kur të gjithë menduan se ndeshja do të shkonte në penallti ndodhi e kundërta.

Alex Telles pasi shënoi golin nga pika e bardhë (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Gjyqtari i dha penallti vendasve dhe nga pika e bardhë nuk dështoi Alex Telles (117′).

Kundërshtari i ardhshëm i Portos në çerekfinale do të mësohet pas shorit më 15 mars. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1c1NwwHE81U

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

La Liga
LIVE: Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live LIVE: Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori