LAJMI I FUNDIT:

Polonia kërkesë zyrtare Gjermanisë për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Polonia kërkesë zyrtare Gjermanisë për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Gjermania ka pranuar kërkesën zyrtare të Polonisë për dërgimin e tankeve gjermane Leopard në Ukrainë, ka njoftuar sot ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, kurse homologu i tij gjerman Boris Pistorius ka inkurajuar vendet që i posedojnë ato që të fillojnë t’i trajnojnë ushtarët ukrainas për t’i përdorur.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, ka deklaruar se vendet aleate të Ukrainës që posedojnë tanket Leopard mund të fillojnë me trajnimin e ushtarëve ukrainas, pavarësisht që Gjermania akoma nuk ka dhënë miratimin zyrtar për dërgimin e tyre në Kiev, transmeton Telegrafi.

“Kam inkurajuar vendet partnere që kanë tanke Leopard gati për dorëzim, të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase në ato tanke”, shtoi Pistorius në një konferencë shtypi në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.


Pse janë tanket kaq të rëndësishme për Ukrainën?
Lexo po ashtu Pse janë tanket kaq të rëndësishme për Ukrainën?

Gjermania, e cila duhet të miratojë çdo rieksportim të Leopardit, deri më tani është frenuar nga frika se mund të inkurajojë Moskën të përshkallëzojë konfliktin.

Qeveria në Kiev i kërkon tanket gjermane Leopard 2, një prej tankeve më të përdoruara në vendet perëndimore, me qëllim të mund të thyejnë linjën mbrojtëse të rusëve dhe të rikthejnë territoret që janë nën kontrollin e rusëve.

Berlini është nën presion të vazhdueshëm nga disa prej aleatëve, dhe qeveria gjermane është shprehur e gatshme të reagojë nëse në mesin e aleatëve ekziston konsensusi, duke theksuar se vendet e tjera anëtare të NATO-s duhet të bëjnë kërkesë zyrtare për rieksportimin e tankeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori