Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit.
Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës.
Pothuajse në të gjitha ndërmarrjet qendrore publike dhe ato rajonale, punësimi nuk realizohet në bazë të kritereve të kërkuara por, siç thonë monitoruesit nga shoqëria civile, emërohen anëtarë të partive politike nga subjektet që vijnë në pushtet.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, tha se një pjesë e madhe e anëtarëve të bordit janë anëtarë të partive politike.
Përveç anëtarëve të bordit, sipas tij, vazhdojnë edhe punësimet në pozita tjera në bazë të preferencave politike.
“Ky fenomen jo vetëm që po dëmton funksionimin e një ndërmarrje të tillë, por problemi qëndron se edhe ata anëtarë që janë politik, nuk janë profesional për punën që marrin. Kjo ka ndikuar që këto ndërmarrje të dëmtohen tej mase, pastaj edhe punësimet në pozita tjera kanë qenë ose kanë mund të jenë të ndikuara politikisht”, tha Demhasaj.
“Dhe për këtë arsye disa nga ndërmarrjet janë para falimentimit, nuk kanë funksionuar si duhet, ka pasur punësim të militantëve të partive politike”, theksoi ai.
Procesi i emërimit të anëtarëve të bordit, sipas ligjit, duhet të kryhet në procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese, e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhen ekskluzivisht në bazë të meritës.
Edhe Berat Thaqi, analist i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, tha për Radion Evropa e Lirë se ligji nuk respektohet në emërimet në këto pozita.
Motivi që këta persona zgjidhen anëtarë të bordeve është që të realizohen interesat e partive politike, thotë Thaqi duke shtuar se këto interesa nuk përputhen me interesin e rritjes së veprimtarisë së ndërmarrjeve.
“Zgjedhja e anëtarëve të bordit me përkrahje politike të cilët kryesisht janë joprofesional dhe shkojnë me agjendë të realizimit të interesave të partive politike e dëmton asetin publik që është pronë e gjithë qytetarëve të Kosovës, për hir të realizimit të interesit të një grupi të ngushtë të partive politike dhe në dëm të punëtorëve dhe në përgjithësi të asetit publik”, tha Thaqi.
Duke marrë parasysh gjendjen në disa ndërmarrje publike, Demhasaj në anën tjetër thotë se është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të ndërmarr masa, në mënyrë që në këto pozita të emërohen njerëz profesional dhe në bazë të kualifikimeve dhe kritereve të kërkuara.
“Kjo më një vullnet politik mund të realizohet, por deri më tani nuk ka pasur të paktën iniciativa të tilla të ndikohet në këtë drejtim. Për shkak se të gjitha partive politike në njëfarë mënyrë u ka konvenuar një situatë e tillë. Sepse secila që ka ardhur në pushtet ka punësuar apo ka dërguar njerëz politik në pozita të tilla dhe në një mënyrë të gjitha kanë qëndruar të heshtura ndaj këtij fenomeni”, shprehet Demhasaj.
Kurse Berat Thaqi vlerëson se në këtë proces është qeveria ajo që po i krijon problemet.
“Në këtë rast Qeveria është problemi, sepse zyra e kryeministrit të Kosovës i përzgjedhë anëtaret e bordeve, pastaj këta anëtarë veprojnë në dëm të interesit të ndërmarrjeve”, thotë Thaqi.
Të hënën, Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtar të rinj të Bordit të një ndërmarrje publike e që të dytë u përkasin partive politike. Njëri ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Hanit të Elezit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kurse tjetri për një kohë të gjatë ka mbajtur poste të rëndësishme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sidoqoftë, pas përfundimit të zgjedhjeve qendrore apo lokale, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, partitë politike të cilat lidhin koalicion qeverisës, përveç marrëveshjeve të pashkruara për ndarjen e ministrive bëhet edhe ndarja e posteve të bordeve të ndërmarrjeve publike. /REL /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po shembet – çfarë po ndodh?

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe