LAJMI I FUNDIT:

Policia siguron Rekën, Siljanovskën dhe Pendarovskin gjatë fushatës zgjedhore

Policia siguron Rekën, Siljanovskën dhe Pendarovskin gjatë fushatës zgjedhore

Nga dita e hënë, më 1 prill, kur filloi fushata zgjedhore, kandidatët për kryetar shteti, Blerim Reka, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski i siguron policia nga Reparti për sigurimin e personaliteteve, apo siç është e njohur Drejtoria e gjashtë, thonë nga MPB për “Makfax”.

“Pas vërtetimit të listës së kandidatëve për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe marrjes së njoftimit nga KShZ-ja, ministria e Punëve të Brendshme do të sigurojë kandidatët për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë fushatës zgjedhore, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas rregullores për mënyrën e zbatimit të punëve të policisë, plani për sigurim të jashtëzakonshëm të personaliteteve varret edhe nga lloji i manifestimit që sigurohet, numri i qytetarëve të pranishëm, gjendja e sigurisë, koha e ngjarjes, kushtet e motit, kohëzgjatja e sigurimit dhe arsyet pse zbatohet sigurimi.


Zyrtari përgjegjës policor për sigurim, përpunon plan për sigurim të jashtëzakonshëm, të miratuar nga punonjësi i policisë i cili ka përcaktuar sigurinë.

Plani, mes tjerash, duhet të përmbajë vlerësim për objektin dhe hapësirën në të cilën zbatohet sigurimi, numri i personave të angazhuar, mënyra e kryerjes së sigurimit, detyrat konkrete të zyrtarëve policorë që zbatojnë sigurimin, armët e zyrtarëve policorë, mjetet e komunikacionit, mjetet për lidhje dhe pajisje tjera ndihmëse, mënyra e rregullimit të komunikacionit etj.

MPB nuk zbuloi detaje për sigurimin e Rekës, Siljanovskës dhe Pendarovskit, por gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2014, kandidatët e atëhershëm për kryetar shteti kishin së paku 3 persona që i siguronin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori