Mjekët e spitalit nuk kishin arritur t’ia shpëtojnë jetën policit kufitar të Malit të Zi, Millutin Lekoviq, 41-vjeç, i cili u qëllua me armë zjarri rreth orës 14 në Igalllo, raporton Vijesti.me.
Lekoviq ishte qëlluar me plumb në kokë dhe dyshohet se këtë vepër e kishte kryer një shtetas i Kosovës, të cilin viktima së bashku me kolegët po e dërgonin për në stacionin e policisë, transmeton Telegrafi.
Ai ia kishte tërhequr këmbëzën revoles nga ulëset e pasme të veturës zyrtare të policisë malazeze, me ç’rast rast ishte arratisur me dy persona tjetër që gjithashtu dyshohet të jenë shtetas të Kosovës.
Lekoviq ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Melanimit, ku pas intervenimit është transferuar në spitalin e Risnës. E diku rreth orës 20 ka ndërruar jetë, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Derisa mjekët po luftonin për jetën e tij, kolegët e Lekoviqit ishin vënë në kërkim të dy meshkujve dhe një femre që pas plagosjes së policit malazez ishin arratisur me veturën zyrtare të policisë.
Megjithatë ata përfunduan në pranga të policisë rreth orës 15 në fushën e Sutorinskit, derisa po tentonin në këmbë të ikën përmes vijës kufitare Mali i Zi-Kroaci.
Kur policia i gjeti dhe i rrethoi, të dyshuarit për vrasjen e policit sërish kishin shtënë me revole, njëri prej tyre nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur në dorë e të tjerët menjëherë janë arrestuar. Zyrtarët policorë të Malit të Zi, kanë bërë të ditur se janë duke punuar në identifikimin e të arrestuarve.

“Në mungesë të dokumenteve po e kemi të vështirë t’i identifikojmë. Edhe pse pretendojnë se i kanë 45-vjet, ata duken të paktën 15 vite më të vjetër. Femra e arrestuar i kishte rreth 70 vjet”, kanë bërë të ditur zyrtarët policor të Malit të Zi.
Po të njëjtit zyrtarë gjatë ditës së djeshme kishin njoftuar se kolegu i tyre ishte plagosur derisa po i dërgonte në stacion të policisë tre persona, të cilët ishin kapur pa dokumente identifikimi.
E burime brenda policisë malazeze kanë bërë të ditur, se kolegu i Lekoviqevit kishte vërejtur se përgjatë brezit kufitare tre persona po tentonin të kalonin në mënyrë ilegale.
“I kanë ndalur, duke iu kërkuar dokumentet e identifikimit, por ata u kishin thënë se nuk i kanë me vete dhe se janë nga Kosova. Më pas, i kanë kontrolluar dhe urdhëruar të qëndrojnë ulur në ulëset e pasme në mënyrë që të shoqërohen në stacionin policor. Me të mbërritur në Igallo, njëri prej meshkujve nxori nga qesja që e kishte me vete revolen dhe qëlloi në kokë policin kufitar që ishte prapa timonit”, ka shtuar burimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës