LAJMI I FUNDIT:

Në Igalo vritet polici malazez, dyshohet se u qëllua nga një shtetas i Kosovës

Në Igalo vritet polici malazez, dyshohet se u qëllua nga një shtetas i Kosovës

Pjesëtari i Policisë Kufitare të Malit të Zi, Milutin Lekoviq (41 vjeç), ka vdekur sonte në spitalin e Risanit, si pasojë plagëve të rënda që mori nga arma e zjarrit në Igallo, nga sulmues të paidentifikuar, por që dyshohet se janë shtetas të Kosovës.

Televizioni publik i Malit të Zi, duke u thirrur në raportin e policisë, njofton se sot rreth orës 14:45, në rrugën ‘Sava Iliq’ në Igalo, gjatë arrestimit të tre personave që nuk posedonin dokumente identifikimi, por që dyshihet se janë shtetas të Kosovës, njëri prej tyre nga arma ka shtënë drejt automjetit të policisë, duke qëlluar me një predhë policin Lekoviq, të cilin e plagosi rëndë.


Mjekët në spitalin e Risanit për disa orë bënë përpjekje t’ia shpëtojnë jetën, por ai nuk i mbijetoi plagëve të marra, përcjell Telegrafi.

Sulmuesit, dy meshkuj dhe një femër, pas sulmit u larguan në  drejtim të panjohur. Mirëpo, ata u ndoqën nga policia dhe u vendos bllokada e qytetit, si dhe një zonë më e gjerë kufitare drejt Kroacisë. Të dyshuarit ishin vendosur në zonën e Sutorina dhe u arrestuan rreth orës 17:00.

Me rastin e arrestimit vjen deri te shkëmbimi i zjarrit, kur burri i moshës rreth 45 vjeç, drejtoi armën kah policia.  Me këtë rast sulmuesi u plagos nga policia, kurse dy të tjerët, një burrë rreth 50 vjeç dhe një grua rreth 70 vjeç, u arrestuan.

Mediat në Kosovë, duke cituar portale malazeze e serbe, kanë raportuar se tre të dyshuarit ishin shtetas kosovarë, por Policia malazeze thotë se nuk kanë informacione për identitetin e mundshëm të të dyshuarve dhe se janë duke zhvilluar aktivitete për të konfirmuar këtë informacion me shërbimet partnere. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori