LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Policia jep detaje për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka konfirmuar sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të bordit të “Trepçës”, Bahri Hyseni.

Ilmi Prekazi nga zyra e për media e policisë në Mitrovicë, tha se sulmi është kryer me mjet shpërthyes.

“Ankuesi ka raportuar në polici për dëmtimin e dy automjeteve të tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 07:43 të mëngjesit të sotëm. Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se dy automjete kanë qenë të dëmtuara e po ashtu edhe një pjesë e shtëpisë, dera e hyrjes së shtëpisë”, ka deklaruar Prekazi.


Mjet shpërthyes në oborr të shtëpisë së kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni
Lexo po ashtu Mjet shpërthyes në oborr të shtëpisë së kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni

Ai shtoi se janë thirr edhe njësitet kompetente të cilat kanë bërë ekzaminimin e ngjarjes dhe dyshohet se ka qenë mjet shpërthyes.

“Njësitet përkatëse po merren me procedurat e tjera hetimore”, ka thënë Prekazi.

Ndërkaq kryesuesi i bordit, Bahri Hyseni në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “ne kemi qenë në shtëpi, për fat të mirë nuk kemi pas lëndime apo diçka, vetëm dëme materiale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori