LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston tre herë personin e gabuar

Policia arreston tre herë personin e gabuar

Policia e New Yorkut ka arrestuar tre herë një person të gabuar, i cili ka emër identik me një person të arratisur.

37-vjeçari nga Broxi, Michael Terry, i cili ka emër identik me një të arratisur nga Pennsylvania – fillimisht ishte arrestuar në vitin 2003, më pas në vitin 2005, dhe së fundi, vitin e kaluar.

Ai ka paditur Policinë e qytetit, duke kërkuar 120.000 dollarë dëmshpërblim për shkak të cenimit të personalitetit të tij.

Pas çdo arrestimi, Terry ka kaluar disa ditë në burg, derisa është vërtetuar se ai nuk ishte personi i kërkuar nga policia – përkundër faktit se nuk i ngjason fare personit në kërkim, gjë që mund të shihet edhe në fotografitë e të arratisurit që i disponon policia. /Telegrafi/