LAJMI I FUNDIT:

Policia amerikane trajtohet për mbidozë në Florida – ajo rastësisht ishte gjetur në veturë pavetëdije nga kolegët

Policia amerikane trajtohet për mbidozë në Florida – ajo rastësisht ishte gjetur në veturë pavetëdije nga kolegët

Një oficere policie në Florida iu dhanë tre doza Narcan pasi ajo u ekspozua ndaj fentanilit dhe u raportua se ishte droguar.

Videoja tronditëse tregon momentin kur oficeres së Tavares, Courtney Bannick, iu dhanë ilaçet kundër mbidozës së opioidit, ndërsa ajo shtrihej e palëvizur në një rruge pak pas mesnate.

Sipas raporteve lokale, Bannick gjeti lëndë narkotike – për të cilën policia besohej se ishte drogë vdekjeprurëse – të mbështjellë në një kartëmonedhë dollarësh, të cilën më e kishte konsumuar brenda automjetit.


Menjëherë pas kësaj, ajo filloi të luftonte për të marrë frymë, raporton nypost.

Një polic e gjeti pa vetëdije në veturë dhe ajo kishte nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor, tha Departamenti i Policisë Tavares në një njoftim të marrë nga Click Orlando.

Ajo u kthye dhe filloi të fliste para se të humbiste përsëri vetëdijen dhe dukej se kishte pushuar së marrë frymë, tregojnë pamjet e kamerës së trupit.

Në total, policët i dhanë Bannick tre doza Narcan përpara se të vinte një ambulancë dhe ta dërgonin në një spital të zonës për shërim.

Personat që u arrestuan më pas dyshohet se droga ishte e tyre dhe po përballen me akuza për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Kalo në kategori