LAJMI I FUNDIT:

Pogba do të shkojë te Barcelona ose Reali pas Unitedit

Pogba do të shkojë te Barcelona ose Reali pas Unitedit

Paul Pogba do të bashkohet vetëm me Real Madridin ose Barcelonën nëse largohet nga Manchester United.

Kështu ka deklaruar vëllai i tij, Florentin, i cili ka shprehur besimin se Paul Pogba do të largohet një ditë nga Manchester United.

Dhe, sipas tij janë dy destinacione për vëllain e tij, e janë vetëm dy klube, si Barcelona dhe Real Madridi.


“Na pëlqen tiki-taka. Sa herë që mundem unë i shikoj ndeshjet e tyre në televizion ose shkoj në Camp Nou”, ka thënë ai për AS kur është pyetur për të ardhmen e vëllait të tij dhe nëse i përshtatet stili i Barcës.

“Kur vëllai im të largohet nga Manchester United, janë vetëm tri klube ku ai mund të përmirësohet, si City, Real Madridi ose Barcelona. Te City ai nuk mund të shkojë, por te Barca ose Reali”.

“Kur ai ishte te Juventusi, ai ka mundur të shkonte te BArcelona, por ishte i përkushtuar për t’u kthyer te Unitedi. Ka pasur edhe një lëvizjë që ai të shkojë te Real Madridi kur Zidane ishte trajner, por ai e ka pasur zemrën në Angli”, shtoi vëllai.

Florentin beson se largimi i Jose Mourinhos ka qenë faktor kyç për përmirësimin e formës së vëllait të tij.

“Largimi i Mourinhos ishte krucial. Ai nuk ishte i lumtur dhe kjo shihej qartë. Tani, nën Solskjaerin, gjithçka është më mirë. Vëllai im e njeh atë nga drejtimi i të rinjve te Untiedi”, përfundoi ai.

United i shkon Arsenalit sonte mbrëma (e premte) në kuadër të FA Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori