LAJMI I FUNDIT:

Pogba hap zemrën pas humbjes ndaj Evertonit: Kërkimfalja e lojtarëve është duke dhënë maksimumin në fushë

Pogba hap zemrën pas humbjes ndaj Evertonit: Kërkimfalja e lojtarëve është duke dhënë maksimumin në fushë
Paul Pogba (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka folur gjerë dhe gjatë pas humbjes ndaj Evertonit me rezultat 4-0 në Ligën Premier.

Francezi pranoi se paraqitja në Godison Park ishte për t’u harruar, ndërsa ka premtuar se nuk do të ndodhë asnjëherë.

“Në zhveshtore ne e lejojmë trajnerin të flasë, stafi foli dhe e thanë të vërtetën. Ata treguan se çfarë ndodhi në ndeshje dhe thanë se nuk është respektuese për ndeshje”.


Paul Pogba pas ndeshjes ndaj Evertonit (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Ajo që kemi bërë në fushë nuk është respektuese për bashkëlojtarët, stafin, njerëzit, mirëmbajtësin e fanellave dhe të gjithë tjerët. Për punën dhe për përkushtimin që japin për ne, ekipin dhe klubin”.

“Ajo që kemi treguar në fushë, ne nuk ia dhamë pas kënaqësinë dhe jemi të hidhëruar me vetën. Ne duam të bëjmë më mirë dhe duhet. Reagimi duhet të jetë i menjëhershëm. Tifozët duan të shikojnë lojtarët teksa reagojnë dhe mënyra e vetme që t’iu kërkojmë falje atyre është të japim çdo gjë fushë, të bëjmë më të mirën, krijojmë shanse, shënojmë gola, të mbrohemi, punojmë për skuadrën dhe nëse humbin ndeshjen, paraqitja e mirë në fushë është krenari”.

Tre lojtarët që mund të konsiderojnë largimin nga Unitedi nëse mbesin jashtë top katërshes
Lexo po ashtu Tre lojtarët që mund të konsiderojnë largimin nga Unitedi nëse mbesin jashtë top katërshes

“Kështu duhet të  kërkojmë falje, të japim çdo gjë për klubin, për fanellën, për bashkëlojtarët dhe për vetën tonë gjithashtu. Ne nuk duhet të luajmë më në atë mënyrë. Do doja të dija se çfarë shkoi keq. Ishin detajet, dëshira, ne folëm për guximin dhe gjërat tjera kur erdhi trajneri”.

“Nuk është mirë për Unitedin, për historinë e klubit dhe tifozët. Nuk është aspak mirë ajo që kemi bërë. Të humbasësh 4-0 në një kohë kur je në garë për top katërshe nuk është aspak mirë. Nuk dua të jep mosrespektues dhe nuk jam ndaj Evertonit, por mënyra si luajtëm dhe paraqitja nga unë, ekipi dhe gjithë të tjerët ishte mosrespektuese. Ne nuk respektuam vetën, klubin dhe tifozët. Çdo gjë shkoi keq, por më e rëndësishmja është mentaliteti që japim në fushë. Tani kjo është e kaluara dhe ne nuk mund të qëndrojmë në të kaluarën pasi të shkakton kokëdhimbje. Duhet të mendosh për ndeshjen e ardhshme dhe të bësh më mirë”, ka thënë Pogba. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3hIjPpMl4_A

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Raphinha arrin kontribut në 43 gola këtë sezon, vetëm Mo Salah ka shifra më të mira në top 5 ligat më të mira të Evropës

Raphinha arrin kontribut në 43 gola këtë sezon, vetëm Mo Salah ka shifra më të mira në top 5 ligat më të mira të Evropës

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori