LAJMI I FUNDIT:

Pochettino zbulon se si e pritën lojtarët e Chelseat transferimin e Caicedos dhe Lavias

Pochettino zbulon se si e pritën lojtarët e Chelseat transferimin e Caicedos dhe Lavias

Mauricio Pochettino ka zbuluar se si janë ndjerë lojtarët e Chelseat kur arritën t’i siguronin shërbimet e Moises Caicedos dhe Romeo Lavias.

Trajneri argjentinas bëri të ditur se lojtarët e tij ishin të ngazëllyer me dy mesfushorët, duke qenë edhe më entuziastë se mund të bëjnë gjëra të mëdha këtë edicion.

“Unë mund të ndjeja emocionet në lojtarët që janë këtu kur Caicedo dhe Lavia vendosën të vijnë”, ka thënë Pochettino për reagimin e skuadrës së Chelseat për transferimet e fundit.


Krahasohen statistikat e Caicedos, Lavias dhe Endos, një pasqyrë se cili është më i miri si mesfushor defanziv
Lexo po ashtu Krahasohen statistikat e Caicedos, Lavias dhe Endos, një pasqyrë se cili është më i miri si mesfushor defanziv

“Ishte një nxitje e madhe për lojtarët duke e ditur se janë në një klub ku kjo ishte e mundur. Ata donin të bashkoheshin me ne dhe kjo është shumë emocionuese. Ju mund të ndjeni atmosferën, energjinë në terrenin stërvitor”.

“Tifozët mendoj se janë të lumtur dhe ata treguan në ndeshjen e Liverpoolit se ishin prapa ekipit. Ata ishin shumë të zhurmshëm. Ndjenja është shumë e mirë dhe lojtarët vërtet e vlerësojnë energjinë nga turma”.

Çfarë lidhje ka Neymar me të ardhmen e Lukakut?
Lexo po ashtu Çfarë lidhje ka Neymar me të ardhmen e Lukakut?

“Ndjenja që po përkthejmë jashtë është e mirë. Tani duhet të punojmë shumë dhe të jemi të zgjuar me procesin dhe parimet tona”, ka shtuar më tej ai.

Moises Caicedo dhe Romeo Lavia kaluan te Chelsea në fillim të kësaj jave dhe pritet të luajnë role të rëndësishme në mesfushën e re në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori