LAJMI I FUNDIT:

Po vijnë veturat vetë-vozitëse

Po vijnë veturat vetë-vozitëse

Në pesë vitet e ardhshme do të mund të blejmë vetura që voziten vetë, megjithëse transformimi mund të marrë kohë.

Në fillim një veturë ishte vetëm mekanike, e kontrolluar nga njeriu me kombinim të pedaleve, motorit dhe rrotave. Më pas përfshihet pjesa elektronike, mbushja me karburant në emër të eficiencës.

Sistemi i kontrollit të stabilitetit ishte një prej zhvillimeve të reja të njohura si ABS, më pas u sofistikua me sensorët që mbajnë makinën në vijën e duhur dhe kontrollojnë vazhdimisht qarkullimin e mjeteve përreth.


Ka edhe më shumë, dhe kjo ka të bëjë me mjegullën. Çdo ditë e më tepër veturat janë duke forcuar rrjetin 4G të komunikimit, duke përsosur kështu edhe sistemin e navigacionit.

Tash, prodhuesit e veturave kanë punuar në teknologji për të bërë një sistem të integruar që lejon veturat t’i japin kuptim mjedisit, pastaj për të vepruar në të.

Që veturat të vetë-vozisin duhet të legalizohet një gjë e tillë. Kjo, në vend të teknologjisë, vërtet do të përcaktojë saktësisht kur mund të blihet një veturë që vozitë vetë. /KP/Telegrafi/