LAJMI I FUNDIT:

Plani serb për atentat ndaj Kurtit, institucionet e sigurisë së Kosovës i kanë njoftuar institucionet në Shkup – detaje

Plani serb për atentat ndaj Kurtit, institucionet e sigurisë së Kosovës i kanë njoftuar institucionet në Shkup – detaje
Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Shkup

Masa të shtuara sigurie ka pasur të premten në Shkup ku për vizitë ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

RTK referuar burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë thekson se kryeministri Albin Kurti ishte kërcënuar me vrasje, ndërkaq me të marr informacionin, institucionet e sigurisë së Kosovës i kanë njoftuar institucionet relevante në Shkup.

“Menjëherë janë bërë grupe të përbashkëta pune, të cilat kanë qenë të dislokuara në gjithë Shkupin, dhe veçmas në perimetrin e lokacionit ku ka qëndruar Kurti”, thekson burimi.


Po ashtu, mediumi publik shkruan se në kuadër të planit terrorist serb, i ka paraprirë një shkrim në mediat serbe, ku akuzohet lideri opozitar serb, Dragan Gjilas se do të takohet me Kurtin.

Reagon Zyra e Kryeministrit pas planeve për atentat ndaj Kurtit: Nervoza në Beograd u shtua pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit
Lexo po ashtu Reagon Zyra e Kryeministrit pas planeve për atentat ndaj Kurtit: Nervoza në Beograd u shtua pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

“Sipas analizave, sulmi ka mundur të duket sikur sporadik, gjoja nga ekstremi i djathte serbo-maqedonas”, thekson burimi.

“Informacioni ka ardhur si inteligjencë në disa burime, si nga burimet e fshehta njerëzore, ashtu edhe nga burime të hapura, siç janë kanalet serbe në platformën ruse Telegram. Njëri kanal ‘KORIDOR’ i takon organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’, kurse tjetri ‘BUNT’ i takon ekstremit të djathtë serb. Që të dyja, kontrollohen nga shërbimet e inteligjencës serbe”, thekson burimi.

Plani i Serbisë për vrasjen e Kurtit, Musliu: Alarmante, por asgjë e re – ata vranë kryeministrin e tyre, Gjingjiq dhe politikanë tjerë
Lexo po ashtu Plani i Serbisë për vrasjen e Kurtit, Musliu: Alarmante, por asgjë e re – ata vranë kryeministrin e tyre, Gjingjiq dhe politikanë tjerë

Sipas tij, institucionet e sigurisë në vazhdimësi i kanë marrë seriozisht kërcënimet që vijnë nga rrjete të veçanta sociale, gjë që është dëshmuar edhe me sulmin terrorist në Banjskë, ku qe paralajmëruar sulmi që u bë më 24 shtator 2023.

“Plani serb është zgjedhur që të realizohet në Shkup, edhe për shkak të pranisë shqiptare, ku më pas do të mund të interpretohej si qërim hesapesh në mes të shqiptarëve”, bën të ditur burimi.

Pamjet që ka siguruar RTK, shihet që edhe sot në mëngjes ka pasur masa të sigurisë, duke kontrolluar çdo makinë në afërsi të vendit ku ka kaluar natën kryeministri Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori