LAJMI I FUNDIT:

Reagon Zyra e Kryeministrit pas planeve për atentat ndaj Kurtit: Nervoza në Beograd u shtua pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

Reagon Zyra e Kryeministrit pas planeve për atentat ndaj Kurtit: Nervoza në Beograd u shtua pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

Plane për tentim vrasje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti raportohet se ka pasur të premten në Shkup.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Telegrafin deklaroi se kërcënimet kanë lidhje me Beogradin.


“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PSE). Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai.

Tutje, Kryeziu shtoi se nervoza në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj kryeministrit.

“Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, pohoi ai.

Kurti pas kthimit nga Shkupi: Ka shumë kërcënime që rrënjët i kanë në Beograd, kishte forca të shtuara policore
Lexo po ashtu Kurti pas kthimit nga Shkupi: Ka shumë kërcënime që rrënjët i kanë në Beograd, kishte forca të shtuara policore

Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup, përkundër se ka mësuar se ka shumë kërcënime për të.

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai.

RTK: Nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Kurti
Lexo po ashtu RTK: Nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Kurti

Ndryshe, sot RTK raportoi se burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë kanë thënë se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori