Nuk ka Jugosllavi të re e as treg të përbashkët rajonal. Por, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosna e Mali i Zi përsëri do të bëhen bashkë. Kësaj radhe edhe me Shqipërinë si pjesë e një projekti më të madh.
Pas refuzimit nga Kosova dhe Mali i Zi, të idesë fillestare për treg të përbashkët, i cili dukej të ishte një ringjalle e Jugosllavisë + Shqipëria, Komisioni Evropian ka hartuar një dokument të ri për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që njihet si Plan Veprimi, për një Zonë Ekonomike Rajonale.
Ky plan alternativ, të cilin e ka siguruar Gazeta Fjala, synon eliminimin e barrierave jotarifore, eliminimin e burokracisë për investime, lëvizjen e lirë të personave dhe digjitalizim të ekonomive të vendeve të rajonit.
Kështu mallrat nga Kosova në të gjitha vendet e rajonit mund të eksportohen pa taksa, punëtorët kosovarë do të mund të punojnë pa pengesa në cilindo shtet përreth, e qytetarët do të mund të flisnin në telefon njëjtë si në Kosovë ashtu edhe në cilindo vend tjetër pa tarifa të shtrenjta të roamingut.
Këto janë vetëm disa nga pikat që përfshinë dokumenti 18 faqesh, i cili do tu paraqitet të mërkurën në samitin e Triestes kryeministrave të rajonit për të diskutuar dhe vënë firmat që të zbatohet në kuadër të marrëveshjes për tregti të lirë CEFTA dhe të përmbushet individualisht nga shtetet me procesin e Stabilizim-Asocimit, që është mekanizmi kryesor për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nëse gjithçka shkon siç duhet zbatimi i veprimeve në të gjitha nivelet do të filloi në vitin 2017 dhe do të zgjas deri në vitin 2020 me disa veprime që kërkojnë më shumë kohë deri në vitin 2023.
Me këtë dokument Komisioni Evropian parasheh që me Integrim rajonal ekonomik shtete mund ti hapin rrugë sektorit privat në një treg 20 milionësh dhe të ridizajnojnë modelet e rritjes ekonomike afatgjate, të tilla si përmirësimet në kapitalin njerëzor, investime në infrastrukturë inovacion dhe digjitalizimin e ekonomive dhe shoqërive të tyre për t’i bërë ato më elastike ndaj sfidave të shekullit të 21.
“Përfundimisht, kjo mund të shërbejë si një shkallë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor të integrohet më mirë në zinxhirin e vlerave evropiane dhe globale dhe të përafrohet më shpejtë me pjesën tjetër të kontinentit”, thuhet në dokument.
Që të realizohet kjo, sipas modelit të prezantuar gjithçka duhet të jetë në linjë me legjislacionin e CEFTA-s dhe do të monitorohet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.
Gazeta Fjala mëson se të mërkurën do të diskutohet që në kuadër të planit të ri për hapësirën e përbashkët ekonomike të organizohet këtë vit edhe një konferencë e donatorëve për të përkrahur iniciativat dhe projektet e 6 vendeve të Ballkanit perëndimor.
Konferenca parashihet të mbahet në fund të vitit 2017 dhe përfitues do të jenë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Organizatat Ndërkombëtare financiare, IFC dhe donatorët që punojnë në përkrahjen e reformave në politikat e përmendura (Tregti, mobilitet, investime dhe digjitalizim) ftohen që të ofrojnë asistencën e tyre për nevojat e identifikuara në zbatimin e të gjitha niveleve të MAP (Plani Vjetor i Veprimit – për një Zonë Ekonomike Rajonale). Kjo do të sigurojë që rajoni dhe mbështetësit e tij janë duke punuar për të njëjtat qëllime. Një konferencë dedikuar koordinimi i donatorëve do të mund të organizohen për këtë qëllim para fundit të 2017”, thuhet në dokument.
Megjithatë gjatë tërë kohës shteteve u tërhiqet vërejtja se krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale nuk është një alternativë për procesin e pranimit në BE.
E veçanta e këtij plani, ndryshe nga versioni fillestar, është se mundëson që të ruhet subjektiviteti politik dhe ekonomik i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në anën tjetër të rritet angazhimi politik dhe ekonomik i këtyre vendeve për një klimë më të mirë për investime dhe tregti në këtë pjesë të Evropës./Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

Aliu: Magjistralja Prishtinë-Pejë ka probleme të mëdha me shpronësime

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium