Themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, thotë se nuk do të dalë asgjë nga plani franko-gjerman, të cilën e quan “Manifest Komunist”. Ai thotë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar “për shkak të sjelljes arrogante të Borrellit, Lajçakut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Beograd dhe Bruksel, të cilët absolutisht nuk e ndjekin interesin e normalizimit”.
Janjiq thotë se “pikëpamjet e Forumit për Marrëdhëniet Etnike për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishin një draft i mirë për shkrimin e planit franko-gjerman, që u mbështet edhe nga Amerika, për të cilën u pajtua edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të vitit të kaluar, dhe ne jemi shumë të kënaqur me këtë përkundër gjithçka që ndodhi më vonë me Forumin dhe me mua”.
Megjithatë, ai parashikon se përmbushja e planit franko-gjerman (marrëveshjes) nuk është reale, sepse është bërë premtimi për një të ardhme të bukur.
“Diçka si ‘Manifesti Komunist’, ku njohja de facto ose de jure, e dekoruar me gjëra të tjera, është vendosur të jetë rezultat i procesit”, është shprehet Janjiq, për “Danas”.
E për mënyrën se si pikëpamjet e Forumit u bënë bazë e planit/marrëveshjes franko-gjermane, Janjiq thotë se kjo është pasojë e pjesëmarrjes në dialogun e brendshëm për Kosovën që filloi në fund të vitit 2017.
“Qëndrimet e Forumit për Marrëdhënie Etnike, të cilat përmbajnë propozimin e draft marrëveshjes, janë dërguar në kuadër të pjesëmarrjes sonë në dialogun e brendshëm në Zyrën për Kosovën në Beograd dhe në kabinetin e Presidentit [të Serbisë], të gjitha ambasadave dhe opinionit. Forumi ka një listë të njerëzve me ndikim me të cilët ne kemi punuar që nga vitet ’90-ta, në Berlin, Uashington dhe Moskë. Këto pikëpamje janë bërë për të inkurajuar, kontribuar dhe në një farë mënyre për të përmbledhur se sa larg kemi arritur”.
“Pasuan dy vjet heshtje të zakonshme nga të gjitha anët. Por eksperienca e vitit 2013 na tregoi se ishte e qartë që ne u futëm në lojë me propozimin tonë. Dhe gjithashtu nga mënyra se si u soll Lajçak dhe ekipi i tij burokratik. Kur ata marrin një burim, të cilin një nga ekspertët e përpunon për ta, burimi thjesht përjashtohet. Ky është një ndryshim i madh midis sjelljes së qeverisë Merkel dhe fondacionit Konrad Adenauer”, shpjegon Janjiq, transmeton Telegrafi.
Angazhimi i BIA-s
Janjiq thotë se kur bëhet fjalë se cilat pjesë janë marrë në atë dokument, “tregon se leximi i parë thotë se është përshkruar qëndrimi për njohjen reciproke de facto dhe de jure, pastaj anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe një shtesë që duhet të përmbajë çdo marrëveshje, respektivisht zbatim i asaj çfarë është rënë dakord”.
“Këtu nuk bëhet fjalë për kotësi. Prandaj ekziston shoqëria civile. Bëhet fjalë për sjellje krejtësisht joadekuate të përdoruesve të shërbimeve. Ju them hapur se sjellja e zyrës së Marko Gjuriqit dhe gjithçka që na u bë më pas, përfshirë aktivizimin e BIA-s për mbrojtjen time personale, e cila nuk e di se kujt i duhej, është një përgjigje absolutisht joadekuate ndaj asaj që në thelb po fshihej. Dhe kjo është se ideja e ka origjinën në Beograd nga puna e një organizate joqeveritare. Për dallim nga viti 2013, kur u krijua në Miloçer me pjesëmarrjen e njerëzve nga Kosova (aludim për marrëveshjen e Brukselit). Marrëdhënie joadekuate dhe e padrejtë. Nuk duhet të promovoni, por mos e maltretoni dhe mbyllni atë organizatë”, thotë Janjiq.
Siç sqaron ai, Forumi (për Marrëdhënie Etnike) u reduktua në një person dhe një kartëvizitë përmes veprimeve të suksesshme të bashkëpunëtorëve të shoqërisë civile, BIA-s dhe të tjerëve.
“Por ajo kartëvizitë ka diçka që ata nuk e kuptojnë. Ne jemi pjesë e një organizate ndërkombëtare që është formuar në Beograd dhe që funksionon edhe kur ka një ndalesë të përkohshme në Beograd, siç ishte rasti në kohën e Millosheviqit. Por unë nuk shqetësohem për Forumin, domethënë për veten time. Pastaj u pa gjithashtu se politikanët nuk do të sillen ndryshe nga sa po sillen tani, nëse kështu sillet shoqëria civile dhe nëse kështu sillen të gjithë kundër të gjithëve. Ne kemi një grabitës të opinionit. Në radhë të parë shoqërisë civile, e cila u shkatërrua totalisht me Konventën Kombëtare dhe u vu tërësisht në rolin e mashtrimit të dialogut. Nuk do të habitesha nëse ata tani përfshihen në këtë dialog për litiumin në vend që të përfshihen në dialogun për strategjinë”, përshkruan Janjiq.
Fushata e mediave të regjimit
Dushan Janjiq shton se pas dorëzimit të atij propozimi, mediat Pink, Informer dhe Happy nisën menjëherë një fushatë se Haradinaj dhe ai po komplotojnë kundër Serbisë.
“Unë atëherë, në interpretimet e disa jo-njerëzve, kam qenë i përfshirë në atë se unë dhe Haradinaj e kemi planifikuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit – dy vjet para vrasjes së tij. Është një atmosferë ndaj të cilës të gjithë të tjerët janë të shurdhër dhe kjo është pajtim me një diktaturë. Jo vetëm që kemi prodhuar pikëpamje, por edhe që kemi ndjekur për dy vjet e gjysmë dhe kemi regjistruar saktësisht se çfarë është thënë nga kush. I kemi regjistruar me saktësi manipulimet e presidentit Vuçiq, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Ne i kemi analizuar dhe shpjeguar të gjitha. Jemi të vetmit që kemi lënë gjurmë në publik. Kjo nuk i ka pëlqyer thirrësit të të ashtuquajturit dialog të brendshëm për Kosovën. Kjo është arsyeja. Ne kemi ofruar vetëm opsione, ne nuk kemi imponuar tonat dhe kemi kuptuar që jemi përgjegjës për paraqitjen me një dokument të tillë”, thotë Janjiq.
Sipas Janjiqit, askush nuk i ka thënë dhe as nuk beson se ka të drejtën e të drejtës së kopjimit (e drejta e autorit, red.).
“Nuk morëm medalje dhe çmime, as u fol për këtë, por patëm mundësinë që ‘Adrenauer’ të na japë mjetet për të botuar një libër që askush nuk do të dojë ta lexojë për normalizimin, në anglisht dhe serbisht. Kam pasur mundësinë të bëj konsultime në Berlin të paktën një herë në vit. Unë u terrorizova nga qeveria ime dhe u ofendova nga Ana Brnabiq. Isha i ‘mbrojtur’, fondet e BIA-s u shpenzuan për dy vite, sa isha i izoluar. Për fat të mirë, erdhi COVID 19 dhe më solli lirinë. Të njëjtën gjë e pres edhe nga kjo qeveri. E di fatin e projekteve të tilla. Nuk më pëlqen të shkoj në kabinete. Mund të shkoj në kafene sepse ky është niveli i komunikimit që meritojnë”, thotë Janjiq.
Si “Manifesti Komunist”
I pyetur nëse marrëveshja franko-gjermane do të zbatohet pasi afatet e diskutuara janë humbur shumë, ai përgjigjet se nga ajo nuk do të dalë asgjë.
“U bë një premtim për një të ardhme të ndritur. Diçka si Manifesti Komunist ku rezultati kryesor ishte, njohja de facto ose de jure, e zbukuruar me disa gjëra të tjera, është vendosur të jetë rezultat i procesit. Burokracia u përpoq shumë, për të justifikuar mandatet e saj, ta shpërdoronte atë ide kryesore. Në vend që të shmangnin të folurit për statusin, ata e bënë atë një rezultat të domosdoshëm. Si Karl Marksi dhe Engelsi te ‘Manifesti’, kur e vunë komunizmin si rezultat të domosdoshëm dhe ai dështoi. Këtë e them jo vetëm për shkak të Vuçiqit, por edhe për shkak të sjelljes absolutisht arrogante të Borrellit, Lajçakut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Beograd dhe Bruksel, të cilët absolutisht nuk e ndjekin interesin e normalizimit. Idenë më të rëndesishme, që nuk duhet të debatojme nëse dicka njihet de facto apo de jure nga dikush dhe të mos hapim temën e statusit dhe njohjes, e ngatërruan me marreveshjen e Ohrit, respektivisht e lidhën në një nyjë”, vë në dukje Janjiq.
Ai beson se është e rëndësishme të ruhen parimet bazë të marrëveshjes, dhe kjo nënkupton ndarjen e proceseve.
“Mendoj se Borut Pahor ose skuadra rreth tij është në atë rrugë. Ka një gjë që ka hyrë në kapitullin 35 dhe për të cilën Serbia komunikon me Zyrën për anëtarësim në BE dhe jo me Kurtin. Tjetër çfarë ka mbetur për t’u diskutuar në dialog është qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe, trashëgimia kulturore dhe qëndrimi i të gjitha institucioneve. Kjo duhet të diskutohet në një mënyrë të re dhe brenda tryezës së rrumbullakët. Dhe jo që dy apo katër politikanë të artikulojnë gjithçka sikur të ishin zoti dhe që s’u takon atyre. Kjo do të thotë se askush nuk mund të largohet nga korniza e normalizimit dhe ndërmjetësimit të BE-së. Por mund të futet ajo që ka qenë para Federica Mogherinit, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, kur u organizuan konsultime me shoqërinë civile dhe publikun e interesuar”, sugjeron ai, transmeton Telegrafi.
Tregon që esenca nuk është prekur, që është një paketë sigurie.
“Problemi është se si të dalim nga problemi i Banjskës, i cili ishte sulm ndaj rolit të NATO-s dhe KFOR-it me elementë të terrorizmit. Kjo kërkon që procesi i sigurisë të organizohet nga QUINT-i , ndërsa pjesa e sigurisë ushtarake ka të bëjë me anëtarësimin në NATO. Këto janë bisedimet që Serbia duhet t’i duhet ti bëjë”, thotë themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike.
Ai nuk pret rinisjen e aktiviteteve para shkurtit të ardhshëm sepse duhet të vijë një ndërmjetës i ri. Ai do të donte të ishte Borut Pahor.
“Për shkak të asaj që bëri (Samuel) Zhbogar pas krizës tragjike në 2004. Zhogar kontribuoi që gjërat të kthehen në një lloj normaliteti. Me këtë metodologji, për një apo dy vjet mund të merrnim pjesë në të ashtuquajturat konferenca për stabilizimin dhe normalizimin e paqes në organizimin e BE-së dhe QUINT-it, siç ishte rasti me propozimin franko-gjerman. E para, stabilizimi i paqes, është më i rëndësishëm për ne, sepse procesi i normalizimit do të zgjasë dhjetë deri në njëzet vjet. Është një agjendë e parashikueshme. Lajçak tani është roje plazhi në periudhën e dimrit (ironizon Janjiq). Dikush duhet të vijë në janar për ta pastruar atë plazh”, përfundon Janjiq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Sonte tërmet në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit