Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve për dialogun me Serbinë dhe takimit që do të mbahet të hënën, më 27 shkurt në Bruksel.
Kurti duke folur për planin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi tha se plani nuk është produkt i negocimit por shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut në Bruksel, raporton Telegrafi.
“Unë e kam pranuar parimin të cilën e kanë kërkuar ndërmjetësuesit evropian e ai është transparenca e procesit dhe konficidencialiteti i bisedimeve”, tha Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve për përmbajtjen e planit evropian.
Ai tha se rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e ka ndarë me kryetarët e partive opozitare, por jo edhe në Kuvend, ndonëse tha se beson që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim.
“Nuk është produkt i negocimit, meqenëse me 18 gusht 2022 është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime për atë temë sepse pala tjetër nuk ka qenë e gatshme… nuk është që ne kemi negociuar dhe është sjell propozimi… propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogun në Bruksel dhe nuk është që unë kam kërkuar diçka dhe është në atë propozim… ose pala tjetër”, tha Kurti.
Ai shtoi se aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen de facto, e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara për marrëdhëniet ndërmjet shteteve të pavarura.
Ai më tej ka folur edhe për përfshirjen e Kishës Ortodokse Serbe në propozimin evropian, duke thënë se propozimi përmban një pikë mbi formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe.
“…Siç e kam thënë, propozimi për marrëveshje përmban një pikë mbi formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe… formalizimi nuk nënkupton negocimin mbi statusin e saj, e as diskutim mbi të drejta të veçanta. Formalizimi i referohet Kishës ortodokse serbe si një person juridik fetar, përkatësisht si bashkësi fetare në legjislacionin e brendshëm të Kosovës”, u shpreh Kurti.
Ai tha se garanton se asgjë të veçantë, privilegjuese apo historikisht kontestuese që ka të bëjë me kishën ortodokse nuk do të pranojë të përfshihet në një marrëveshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Xhavit Haliti: Mesazhi i PDK-së për Kosovën më mirë po depërton në çdo lagje të Pejës
Përdorimi i inteligjencës artificiale në shpërndarjen e dezinformatave në kohë fushate
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?