LAJMI I FUNDIT:

Plane të shumta kundër krizës financiare

Plane të shumta kundër krizës financiare

Shumë shtete aziatike, së bashku me Bankën Botërore, kanë krijuar një fond të përbashkët për tejkalimin e krizës financiare.

Presidentja e Filipineve Gloria Macapagal kumtoi se Banka Botërore do të paguajë 10 miliardë euro në këtë fond, të themeluar prej dhjetë vendeve të ASEAN-it si dhe Japonisë, Kinës dhe Koresë Jugore.

Në organizatën ASEAN bëjnë pjesë Filipinet, Indonezia, Tailanda, Malajzia, Singapuri, Brunei, Vietnami, Birma, Kamboxha dhe Laosi. Edhe Franca miratoi një plan për shpëtimin e sektorin financiar.

Plani kap shumën prej 360 miliardë eurosh. Ndërsa presidenti amerikan Xhorxh Bush ka ftuar për këtë fundjavë në Uashington homologun francez Nikoals Sarkozy dhe shefin e Komisionit Evropian Hose Manuel Baroso për konsultime rreth krizës financiare.