LAJMI I FUNDIT:

Plagosi me armë kushëririn në Durrës, arrestohet pas tre muajsh 33-vjeçari

Plagosi me armë kushëririn në Durrës, arrestohet pas tre muajsh 33-vjeçari

Tre muaj pasi plagosi me armë kushëririn e tij në fshatin Shën Vlash të Durrësit, Ilir Buçeza ka përfunduar pas hekurave.

“Policia Durrës lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin Ilir Buçeza, 33 vjeç. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas dyshohet së më datë 21.05.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. B., 24 vjeç”, njofton policia.

Në pamjet e ngjarjes së ndodhur më 21 maj në oborrin e banesës së Eduart Buçezës, të siguruara nga A2 CNN, shihet djali i xhaxhait të tij që i afrohet dhe e qëllon dy herë në këmbë 24-vjeçarin.


Pasi u qëllua në drejtim të tij, Eduart Buçeza, u paraqit në spitalin e Durrësit me një plagë në këmbë. Ndërkohë, policia vetëm për pak orë arriti të zbardhë ngjarjen dhe shpalli në kërkim 33-vjeçarin, Ilir Buçeza, raporton A2.

Shkak për plagosjen me armë që u regjistrua mes kushërinjve është bërë një konflikt për motive të dobëta.

View this post on Instagram

A post shared by @thuaje__shqip

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori