Nga: Frano Kulli
Ka qenë diku andej nga viti ‘95, një mbrëmje vere e atij viti. Pjetri (Arbnori) ishte ende Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Jemi përreth Pjetrit, në një darkë në njërin prej lokaleve të sapohapur atë vit në lagunën e Vainit, në bregdetin e Shëngjinit, një tavolinë miqsh. Nga bisedat e këndshme, që zakonisht mbledh cilado tavolinë miqsh, njërën prej atyre bisedave, që nguliten në kujtesë, qysh atë herën e vetme që ti e ke dëgjuar dhe, sado të vjetrohen aty, ato ruhen në atë cepin ku kanë zënë e nuk stepen prej aty, cilado qoftë rrethana shtysë. Siç njëra prej tyre mund të jetë rrudhja e kujtesës për shkak të trokut të viteve që fluturojnë. Mjafton një shkëndijë e vogël asosacioni (bashkëshoqërimi) dhe ajo ripërtërihet vetëtimthi.
Atë bisedë ma ripërtëriu në mënyrë të tërthortë një mesazh i shkrimtarit Besnik Mustafaj. Ky mesazh, të cilin po e publikoj pa lejen e autorit, por që miqësisht i kërkoj mirëkuptim, miqësisht më kërkonte ta bëja me dije për një shkrim të Pjetër Arbnorit, “ku ai bën njëfarë klasifikimi sipas bindjeve të të burgosurve në burgun e Burrelit. Nuk e kam lexuar vetë, më thotë Besniku, por më kanë thënë se e ka botuar… Do të më pëlqente ta nxisja djalin ta lexonte. Jam gjithnjë kureshtar si reagon ky brez ndaj subjekteve të tilla”… Shkrimi, për të cilin bëhej fjalë, është botuar në njërin prej librave të kujtesës të Pjetrit, “10300 ditë e net në burgjet komuniste”, në vitin 2004 dhe, sigurisht, unë ia dërgova Besnikut. Po le të kthehemi te rrëfimi i bisedës, bërë një çerek shekulli më parë…
Tavolina ishte përpos se miqësore, edhe e përzierë. Njëri prej miqve, më i vjetri në moshë, ka qenë Gjon Perjaku me të shoqen, një zogist i vjetër, të cilit nuk “ia kishte heqë asnjë ashkël”, as koha e gjatë e burgimit dyherësh, herën e parë dy vjet dhe të dytën 22, po as ato 5-6 vitet e lirisë jo e jo. Zanafilla e kësaj marrëdhënie kishte qenë e hershme. Në rininë e tij, xhaxhai i vet, Preng Përjaku, kishte qenë oficer i lartë i Zogut dhe për këtë shkak ai qe rreshtuar atje.
Dhe nuk i ishin lëkundur bindjet për asnjë çast, edhe kur në gjimnazin e Shkodrës kishte qenë në një brez nxënësish me Qemal Stafën e pak më pas me Adil Çarçanin, shok klase… edhe pse idetë komuniste ishin në modë asokohe, sidomos për rininë e shkollave dhe kjo modë kishte marrë rrokopujë me vete edhe plot të rij që vinin nga familje këso dore si ajo e Gjonit. Po as më vonë jo e jo edhe në kohën e mëpasshme, atëherë kur për idetë e papërshtatshme të sakrilegjohej jeta. Me Pjetrin kishin një diferencë moshe, por jo të madhe. I kishte njoftë bashkëvuajtja në burgun e Burrelit. Të dy ishin gjendur aty si kundërshtarë ideologjikë të regjimit, ani pse ardhur me bindje e prirje të ndryshme idesh…
Jemi asokohe kur edhe përbrenda të së djathtës kishte një “përzierje” të dukshme. Nuk kishte kaluar viti kur të përndjekur politikë e përfaqësues të tyre dhe pronarë, të cilët regjimi, tani i përmbysur, ua kishte konfiskuar pronat, kishin përcjellë edhe një grevë urie, prej së cilës njerëzit e shtetit tashmë demokratik i kishin nxjerrë me përdhunë në mesnatë. Ajo qe ndër ngjarjet e ithta të kohës dhe s’do mend se komentet përreth saj s’kish si të fluturonin pa çukitë edhe nëndejen e asaj mbrëmje. Rendi i fjalëve mbeti pezull aty dhe nuk fluturonte më ajrí si më parë, përzierë me gaz e ëmbëlsi…
“Nuk e keni mirë, Pjetër”, i drejtohet Gjoni… dhe biseda nuk vijoi gjatë në atë linjë e u përthye e rrëshqiti përsëri në oazin e kujtimeve të kohës së burgut… Njëri qit e tjetri prit; Gjoni me ton të epërm e pak ma çapraz, e Pjetri i buzëqeshur e mirëkuptues me qortimet…
Dukej që përjetonin ndjesi të përafërta, jo vetëm se kishin shkuar të njëjtin kalvar mundimesh, porse tani në pozita krejt të ndryshme; njëri me barrën e rëndë e detyrimin përpara bashkëvuajtësve, që i vinte prej zyrës së lartë ku qe gjendur në liri, dhe tjetri i lirë prej kësaj barre, po edhe ai i shtrënguar se për shtresën e tyre raporti i shpresës me zhgënjimin kish nisur të anojë nga i dyti, zhgënjimi. Përpara ne të tjerëve që të gjithë ishim më të ri dhe asnjëri nuk e kish provuar e as prekur, për fat, ferrin e burgjeve të regjimit, ishte më shumë se kureshti dialogu i tyre. Dikush ishte “ngrit” në heshtje dhe me veshët pipëz dukej që kujdesej që të thithte çdo detaj, se nuk dëshironte të humbte asgjë nga gjithçka aty flitej, dikush më i papërqendruar, po asnjëri jo kureshtar e i pavëmendshëm rreth gjithçkaje dëgjohej aty. “Ti ke qenë socialdemokrat, Pjetër, nacionalistët kemi qenë ne. Edhe atje (në burg e kishte fjalën) e kemi pasë shoshitë shpesh e me orë të panumërueme këtë punë”.
“Im atë ka qenë oficer i Zogut, Gjon, ti e din”, ia kthen Pjetri dhe… në bisedë “hyn” Luigj Gurakuqi, sigurisht si një nëntekst kundërshtie e mospajtimi. Pjetri e kishte modelin e atdhetarit për t’u ndjekë, Gurakuqin. Madje, në zyrën e madhe, në tryezën e punës, një shtatore e hijshme dhe jo e vogël e tij ishte dominante në gjithë rekuizitën e atyshme.
“Me kundërshtarët u soll keq Zogu”, vijoi ai… “Luigj Gurakuqin e vrau Baltjon Stambolla, kushrnini i vet”, shpejton të kundërshtojë tjetri. Po biseda, megjithatë, vijon në paqe. Njëri kujton me respekt Zef Malen, themeluesi i grupit të parë komunist të Shkodrës, të cilin shokët e “organizatës bazë” aty (!) e quanin me tallje “padre”. E quanin kështu ata që ishin nën të njëjtën strehë të bashkëvuajtjes, por që ndryshe prej Zef Malës së zhgënjyer, intelektual i klasit të parë, që e kishte mohuar haptas komunizmin edhe këtu nëpër rrathët e ferrit ende mendonin se partia nuk bën keq, po janë ca individë. Dhe vijonin t’i shkruanin letra nga ferri udhëheqësit me lavdërime e ditirambe, duke ia manifestuar me të gjithë forcën e mendjes e me bindje besnikërinë për të. Ani pse letrat e tyre ndaleshin gjithnjë në ndonjë kosh e s’arrinin kurrë tek ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/dosje-780x439.jpg)
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Jeta tragjike e Viktor Hygosë. Vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, çmenduri…
Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti
![Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/09/Iliret-780x439.gif)
Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës
![Trashëgimia kulturore e Kosovës vlerë që duhet çmuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/f.1123221707755_m-780x439.jpg)
Trashëgimia kulturore e Kosovës vlerë që duhet çmuar
![Karakteret letrare në novelat e Migjenit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/Migjeni-780x439.jpg)
Karakteret letrare në novelat e Migjenit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi