LAJMI I FUNDIT:

Picula: Shqiptarët e dënuan BDI-në!

Picula: Shqiptarët e dënuan BDI-në!

Pasiguria politike vazhdon në Maqedoni, duke pasur parasysh rezultatet e ngushta të zgjedhjeve, tha dje për agjencinë kroate HINA, eurodeputeti Tonino Picula, i cili të dielën i monitoroi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë vazhdimësinë e polarizimit të lartë dhe ndarjen politike të shoqërisë në Maqedoni…Në këtë moment sundon pasiguria si do të jetë rezultati final. Dallimi është margjinal mes OBRM-PDUKM dhe LSDM-së’, tha Picula dje.

Sipas Picula, shqiptarët dukshëm e dënuan BDI-në, partinë më të madhe shqiptare në Maqedoni, ku gjatë gjithë kësaj kohe ishte partner me OBRM-PDUKM, por humbi pothuajse 10 mandaet në Kuvend dhe e fërcoi forimimin politik shqiptar ‘Besa’.


Picula nuk e anashkalon mundësinë për mbajten e zgjedhjeve të reja, zgjedhje të parakohshme dhe se ‘nuk është aq reale’. /Telegrafi/