LAJMI I FUNDIT:

Pezullohen nga puna zyrtarë të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Pezullohen nga puna zyrtarë të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ministria e Drejtësisë sot ka pezulluar nga puna disa zyrtarë të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas burimeve në këtë ministri, janë pezulluar Shemsi Hajrizi, zëvendës drejtor i përgjithshëm i administratës në shërbimin korrektues, Ismail Dibrani, drejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe zyrtarë të tjerë nga ky shërbim.

Dy zyrtarët e lartë, Hajrizi dhe Dibrani janë pezulluar nga Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kurse zyrtarët tjerë nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.


Siç mësohet, pezullimet janë bërë pasi që ndaj zyrtarëve të lartëpërmendur është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kundërshtim me nenin 422 par 1 dhe 2.1,2.2,2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndër të akuzuarit është Bashkim Dervisholli, zyrtar korrektues, i cili akuzohet se ka dhënë ndihmë për lirimin e kundërligjshëm të personave të privuar nga liria. Dervisholli ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori