LAJMI I FUNDIT:

Petkoviq: Kosova refuzoi të flasë për Asociacionin

Petkoviq: Kosova refuzoi të flasë për Asociacionin

Ka përfunduar takimi i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Petar Petkoviq, përfaqësuesi serb ka deklaruar se ishin të gatshëm të bisedojnë për Asociacionin me delegacionin e Kosovës gjatë takimit të sotëm në kryeqytetin belg me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, Lajçak, por që pala tjetër ka refuzuar kategorikisht të flas rreth kësaj teme.

“Prishtina ka refuzuar të marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta me ne, sepse ka refuzuar të flasë për Asociacionin e Komunave Serbe, e cila ishte temë e sotme në Bruksel”, tha pas takimit Petkoviq, drejtor i ashtuquajturës Zyre për Kosovën.


Lajçak kërkon progres në procesin e dialogut, Serbia insiston për Asociacionin
Lexo po ashtu Lajçak kërkon progres në procesin e dialogut, Serbia insiston për Asociacionin

“Pra, është Prishtina ajo që refuzon të flasë për Asociacionin, edhe pse pala jonë ka insistuar drejtpërdrejt në hapat për formimin e atij komuniteti”, shtoi ai, raporton b92.

Sipas tij për Serbinë kjo është çështja e të gjitha çështjeve dhe thelbi i vetë dialogut.

“Por, shihni, derisa jemi këtu dhe po diskutojmë çështje të rëndësishme, kemi ngritur edhe çështjen e drejtësisë, energjisë, lirisë së lëvizjes dhe të zhdukurve, Kurti dërgon mesazhe të kundërta”, pyeti Petkoviq.

Ai theksoi edhe një herë se pala serbe është e gatshme të bisedojë, dhe fakti që Besnik Bislimi dhe pala shqiptare nuk e duan këtë dhe se e kanë refuzuar Lajçakun – kjo është çështje tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Kalo në kategori