Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka sugjeruar që një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet nëse territori ukrainas që ai kontrollon mund të merret “nën ombrellën e NATO-s” – duke e lejuar atë të negociojë kthimin e pjesës tjetër më vonë “në mënyrë diplomatike”.
Presidentit ukrainas iu kërkua t’i përgjigjet raporteve të mediave se një nga planet e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, mund të jetë që Kievi t’i dorëzojë Rusisë tokën që ka marrë, në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Mbrojtja e NATO-s për një pjesë të Ukrainës?
Kur u pyet për NATO-n, Zelensky tha “askush nuk i ka ofruar” Ukrainës një vend në aleancë, por ai sugjeroi që nëse do të bëhej një ftesë për pjesët e vendit që ushtria e tij kontrollon, kjo mund të përfundonte “fazën e nxehtë” të luftës, shkruan skynews.
Kjo do të ishte nën kushte që ftesa e NATO-s të njeh kufijtë ndërkombëtarisht të pranuar të Ukrainës – duke përfshirë Krimenë dhe zonat në lindje të vendit që aktualisht janë të pushtuara nga Rusia.
Ai dukej se e pranoi që pjesët e pushtuara të vendit do të qëndronin jashtë një marrëveshjeje të tillë për momentin dhe se rikthimi i mundshëm i këtyre zonave do të negociohej diplomatikisht në një datë të ardhshme.
Puna me Trumpin
Zelensky tha se nuk kishte biseduar me presidentin e zgjedhur që nga muaji shtator, por shtoi se ai dëshiron që të dy të shkëmbejnë ide.
“Patëm një bisedë. Ishte shumë e ngrohtë, e mirë, konstruktive… Ishte një takim shumë i mirë dhe një hap i rëndësishëm i parë – tani duhet të përgatisim disa takime”, tha ai.
Ai gjithashtu foli për nevojën e mbështetjes bipartizane nga të dyja partitë, demokratët dhe republikanët, duke thënë se ka “shumë zëra nga të dyja partitë që janë në anën tonë”.
“Një popull më i rëndësishëm se toka”
Kreu i Ukrainës tha se ishte “e vështirë” të fliste për moralin e ushtarëve në front, mes raporteve se ai është i ulët.
Ai foli për rëndësinë kryesore të popullit të vendit të tij, më shumë sesa të territorit.
“Kjo luftë (është) për pavarësinë e popullit, jo të tokës. Toka është shumë e rëndësishme, është pjesë e identitetit. Por, populli është më i rëndësishmi”, pohoi ai.
Mosha e thirrjes në ushtri
Zelensky e injoroi një pyetje për moshën e thirrjes në ushtri në Ukrainë, pas sugjerimeve të kohëve të fundit në disa qarqe se ajo duhet të ulet në 18 vjeç për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore në Kiev.
“Unë besoj se kemi shumë ushtarë, por kufizimi është se, sinqerisht, ne duhet të shpëtojmë sa më shumë jetë të mundshme”, tha ai.
“Dhe nëse në zyrat evropiane apo amerikane ka një ide që duhet të bëjmë diçka ndryshe për moshën e thirrjes, dua thjesht të kërkoj nga partnerët tanë të bëjnë pjesën e tyre të punës, dhe ne do të merremi me punën tonë”, shtoi lideri ukrainas.
Putin është terrorist
Putin “mendon se ne jemi pjesë e Rusisë”, tha zoti Zelensky, duke shtuar se askush nuk mund ta ndryshojë mendimin e kreut të Kremlinit.
Në një zhvillim të rëndësishëm, ai sugjeroi se do të ishte i hapur për të biseduar me liderin rus.
Por, ai shtoi se “Jo për t’i dhënë atij mundësinë të na japë një ultimatum… sepse ai është një vrasës, dhe ai është një terrorist, dhe ai është vetëm”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri