LAJMI I FUNDIT:

Pesë persona dënohen me burg të përjetshëm për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara

Pesë persona dënohen me burg të përjetshëm për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara

Një gjykatë në shtetin turk ka dënuar pesë persona me burgim të përjetshëm për përfshirje në vrasjen e ambasadorit rus, Andrei Karlov në këtë vend në vitin 2016.

Të dyshuarit akuzohen se kishin lidhje me burrin e armatosur, Mevlut Mert Altintas, i cili u vra nga forcat speciale turke pak pasi qëlloi ambasadorin Karlov në një ekspozitë fotografike në kryeqytetin turk, Ankara, transmeton Telegrafi.

Sipas informacionit në dispozicion të mediave turke, personat akuzohen për zbulim të informacionit konfidencial në lidhje me ambasadorin rus, i cili mund të kishte ndihmuar sulmuesin në planifikimin e atentatit. Gjithashtu, u dha një dënim i përjetshëm për dyshimin se këta persona urdhëruan drejtpërdrejt vrasjen e ambasadorit rus, raporton euronews.


Karlov ishte 62 vjeç dhe u emërua ambasador në Turqi në vitin 2013, kur marrëdhëniet midis dy vendeve u acaruan rëndë nga lufta në Siri.

Gjatë procedurave, prokurorët turq arritën në përfundimin se një rrjet sulmuesish të lidhur me Fethullah Gulenin qëndronte pas vrasjes së ambasadorit rus. Gyleni hodhi poshtë akuzat e tilla.

Ndryshe, gjashtë të dyshuar janë liruar deri më tani, ndërsa shtatë janë dënuar për lidhje me grupe terroriste në vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori