Kur shohim paraqitjet e presidentit të ShBA-ve, aty mund të shohim edhe Shërbimin Sekret të këtij shteti, në rolin e tij më të lartë: Gatishmërinë për të mbrojtur Komandantin e Përgjithshëm.
Por prania e dukshme e këtij shërbimi është vetëm njëra anë e agjencisë e cila mbron edhe nënpresidentin dhe familjen e tij, ish presidentët si dhe presidentët e vendeve të tjera të cilët vizitojnë Amerikën, transmeton KosovaPress.
Disa fakte interesante:
Shërbimi Sekret në fillet e tij nuk e ka mbrojtur presidentin
Në vitin 1865 Shërbimi Sekret amerikan u themelua si pjesë e Departamentit të Thesarit për të luftuar falsifikimin e parave pas Luftës Civile. Një e treta e parave në qarkullim në atë kohë ishte e falsifikuar, gjë cila filloi të shkatërronte ekonominë e vendit.
” Për ironi , presidenti Linkoln nënshkroi ligjin për të krijuar Shërbimin Sekret pak para se të vritej “, tha Mickey Nelson, ish asistent drejtorit të Shërbimit Sekret, tani udhëheqës në Consulting Group.
“Kjo nuk kishte të bënte me mbrojtjen e presidentit në atë kohë”, ka shpjeguar ai.
Luftimi i falsifikimit është ende një pjesë kryesore e punës së Shërbimit Sekret
Agjencia vazhdon të hetojë falsifikimin e valutës së SHBA-së si brenda ashtu dhe jashtë shtetit. Në nëntor të vitit 2016 agjencia ka konfiskuar 30 milionë dollarë para të falsifikuara në Peru, i cili është edhe konfiskimi më i madh në historinë e saj .
Mbrojtja e plotë e presidentit filloi në vitin 1901
Shërbimi Sekret ka mbrojtur jozyrtarisht dhe pjesërisht presidentin Grover Vleveland , në vitet e fundit të shekullit XIX.
Pas vrasjes së presidentit William McKinley në 190, vrasjes së tretë presidenciale në 36 vjet, Kongresi ka kërkuar mbrojtjen e plotë nga Shërbimi Sekret për Presidentët.
Pjesa më e madhe e punës përfundon para ngjarjeve të rëndësishme
Një deri në dy javë para çdo ngjarje presidenciale jashtë Washingtonit, ekipet e Shërbimit Sekret janë prezente.
Prezenca e tyre është kudo: Si nëpër rrugët sekondare dhe ato emergjente. Ata zhvillojnë planet e sigurisë në secilin vend që presidenti do të vizitojë.
“Planifikimi paraprak është parimi kryesor i Shërbimit Sekret prandaj edhe është i efektshëm”, tha Nelson.
Njerëzit gjithmonë sipas tij i shohin agjentët përreth presidentit por “ajo që ata nuk shohin janë ditë dhe orë të punës së rëndë para mbërritjes së presidentit.
“Për shembull, planifikimi për inaugurimin presidencial të vitit 2017, filloi 18 muaj më parë”, tha ai.
Cili është sekreti i madh?
Origjina e emrit të agjencisë ( Shërbimi Sekret), nuk ka të bëjë me intrigat e kohës moderne. Çdo gjë lidhet me qëllimin e saj fillestar: luftimin e falsifikimit të parave.
“ishte një grup i fshehtë operativ në atë kohë”, shpjegoi Nelson.
“Meqë ishin të fshehta, atëherë edhe agjencia mori emrin “Shërbimi Sekret”, tha Nelson.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker