Nga njëra anë është Inter-i i vendit të dytë në renditje dhe që duket se është rigjeneruar nga kura Luciano Spalletti, nga tjetra një Milan në kërkim të rimëkëmbjes, pas një fillimi me ulje-ngritje që ka sjellë tri humbje që tani.
Ndeshja e të dielës në mbrëmjes, që do të luhet në një “San Siro” të mbushur plot, do të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimin e sezonit. Zikaltrit do të kërkojnë fitoren e 7 radhazi që do t’i jepte atyre mundësinë të qëndronte mes të parëve në renditje, ndërsa kuqezinjtë duan të shkurtojnë në 4 pikë distancën me kushërinjtë.
Për këtë arsye, do të jetë një sfidë me tension të lartë, e cila mund të bëhet akoma më e bukur nga fytyrat e shumta të reja të të dy skuadrave dhe nga shumë lojtarë që mund të rezultojnë vendimtarë.
https://youtu.be/_1Xa_0C4Zwc
Në shtëpinë e Inter, të gjithë sytë do të jenë te Mauro Icardi. Qendërsulmuesi argjentinas nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me derbin. Goli i tij i parë kundër kuqezinjve ka ardhur në përballjen e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në kampionat prillin e kaluar, e mbyllur në barazim 2-2.
Për sa i takon takimeve të mëparshme, tifozët zikaltër nuk ia kanë falur atë gabim nga 11 metrat në derbin e sezonin 2015/16: nga barazimi i mundshëm te një humbje 3-0. Mauro ka realizuar gjashtë gola në këtë kampionat, por goli me aksion mungon që nga ndeshja e fituar në fushën e Roma-s.
Dhe kur flitet për lojtarë vendimtarë në derbi nuk mund të mos mendohet për Candreva-n. Shifrat lasin vetë: 2 sifda me Milan, 2 gola të shënuar. Me Spalletti-n është gjithmonë titullarë dhe, pas goli të shënuar kundër Shqipërisë, mund të gjejë edhe realizimin e parë në kampionatin italian.
Ndërsa, ka realizuar 3 gola deri tani Ivan Perisic, të gjithë në fundin e ndeshjeve. Kroati dukej se do të përfundonte tek United në verë, por ka qëndruar dhe ka qenë një nga më të mirët në këto javë të para të kampionatit. Tifozët e Milan nuk e kanë harruar akoma golin e barazimit 2-2 të realizuar në minutat e fundit të derbit të fazës së parë në sezonin e kaluar.
https://youtu.be/RSRFHeaVjXw?t=1
Në shtëpinë e Milan, problemet fizike të Kalinic mund ta shtyjnë Moontella-n t’i besojë Andre Silva-s. Portugezi ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e fundit të luajtura me kombëtaren e Portugalisë, që ka siguruar kualifikimin direkt në Rusi 2018 pas fitores 2-0 të marrë kundër Zvicrës. 21-vjeçari ka realizuar 9 gola në 10 ndeshjet kualifikuese me luzitanët.
Ai ka qenë protagonist edhe në ndeshjet europiane të luajtura me kuqezinjtë: 6 gola në po kaq ndeshje, 1 çdo 65 minuta. Në kampionat ka luajtur vetëm 208 minuta dhe nuk ka shënuar akoma asnjë gol. Rasti i duhur mund të jetë pikërisht derbi.
Janë të paparashikueshëm, teknikë dhe të aftë të ndryshojnë ndeshjet. Suso dhe Bonaventura janë gati të shfrytëzojnë mundëinë e tyre. Dy mesfushorët sulmues kanë një dëshirë të madhe të tregojnë vlerat e tyre, pasi janë lënë jashtë formacionit titulluar në ndeshjen kundër Roma-s. Ish-lojtari i Atalanta-s, mes më të mirëve në sezonin e kaluar, duhet të gjejë shkëlqimin e humbur dhe përballja me kushërinjtë mund të jetë ajo e duhura. Lëvizjet et ij mund të vënë në vështirësi mbrojtësit shtatlartë të Inter, ashtu si ato të Suso, i cili ka rinovuar kontratën këtë javë dhe mund të aktivizohet mbrapa qendërsulmuesit.
Për sa i takon mbrojtjes, ajo e Inter është shumë më lart me vetëm tri gola të pësuar deri tani. Zikaltrit, në fakt, kanë mbrojtjen më të mirë të gjithë kampionatit. Blerja e re Skriniar ka qenë një nga notat më pozitive të fillimit të sezonit dhe është përshtatur shumë mirë me qendërmbrojtësin tjetër Miranda.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Leonardo Bonucci-n, blerja e bujshme e Milan-it në verë. Paraqitjet e tij kanë qenë shumë zhgënjyese, me mbrojtjen kuqezi që ka pësuar 10 gola deri tani. Për ish-mbrojtësin bardhezi nuk do të kishte rast më të mirë se derbi për të marrë një revansh. Tifozët milanistë, të cilët kanë humbur durimin me të, e urojnë një gjë të tillë. /telesport/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës
Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin