LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse Atalanta mund ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve

Pesë arsye pse Atalanta mund ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve

Atalanta do të mundohet të bëjë historinë duke e eliminuar Real Madridin nga Liga e Kampionëve, në ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit direkt.

Italianët ishin kualifikuar në çerekfinale edhe në sezonin e kaluar, ku u eliminuan nga Paris Saint-Germain, por historinë do ta shkruanin duke e eliminuar klubin më të suksesshëm në botë, mbretin e kësaj gare.

Te Atalanta kanë arsye për të qenë optimistë, edhe pse kanë humbur në ndeshjen e parë 1-0 në Itali.


Marca ka zbuluar pesë arsyet pse Atalanta mund ta nokautojë Real Madridin.

1. Dyshimet përreth Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madridit, sapo është shëruar nga një operacioni që kishte në gju dhe ka luajtur vetëm një ndeshje që prej kthimit të tij.
Diçka që mund të jetë e kushtueshme, nëse partneriteti në formë Duvan Zapata dhe Luis Muriel luajnë në potencialin e tyre siç kanë bërë këtë sezon.

2. Pezullimi i Casemiros

Casemiro ka qenë lojtari kryesor i Zinedine Zidane këtë sezon, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, dhe pezullimi i tij mund t’i kushtojë Real Madridit.

Casemiro mundëson që Toni Kroos dhe Luka Modric të luajnë përpara pasi ai ndihmon në mbrojtje. Braziliani është ndoshta lojtari më i besueshëm i Zidane për momentin, dhe trajneri francez do të ndiejë mungesën e tij.

3. Real Madrid nuk është i shumë i fortë në shtëpi

Real Madridi nuk ka treguar shumë besim kur luante në Valdebebas, dhe atyre iu desh një gol në fund të ndeshjes për të mposhtur Elche fundjavën që lamë pas.

Gjatë gjithë vitit ata kanë treguar mungesë soliditeti në shtëpi, ndërsa Atalanta ka një rekord të mirë në ndeshjet jashtë shtëpisë.

4. Ndryshimet taktike të Zidane

Zidane ndryshoi taktikat e tij kundër Elche fundjavën e kaluar, gjë që ka ngritur dyshime se si do të vendoset kundër Atalantas. Francezi vendosi tre qendërmbrojtës me Raphael Varane, Sergio Ramos dhe Nacho Fernandez, por nuk ishte aq efektive.

Pasiguria e mundshme mund të jetë diçka që djemtë e Gian Piero Gasperini mund ta shfrytëzojnë.

5. Ndeshja pa tifozë, asnjë presion mbi Atalantan

Këtë herë, në “Alfredo Di Stefano” ndeshja zhvillohet pa tifozë dhe nuk ka asnjë avantazh shtëpie.

Kjo do ta bëjë që skuadra italiane të jetë më e trimëruar për të gjetur fillimisht atë golin që e barazon ndeshjen, pastaj edhe fitoren.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori