LAJMI I FUNDIT:

Përshpejtohet rritja ekonomike në Shqipëri, kontributi kryesor vjen nga turizmi dhe ndërtimi

Përshpejtohet rritja ekonomike në Shqipëri, kontributi kryesor vjen nga turizmi dhe ndërtimi

Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar ritmet e rritjes në tremujorin e tretë të vitit, pas ngadalësimit në tremujorin e dytë, duke u ndikuar pozitivisht nga turizmi që nxiti shërbimet, si dhe rikthimi i projekteve të ndërtimit.

Sipas institutit të statistikave INSTAT, produkti i brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 4.02 për qind, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021.

Në tremujorin e dytë rritja me bazë vjetore ishte ngadalësuar ndjeshëm në 2.65 për qind.


Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë kontribut pozitiv ka dhënë tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimor me 1,94 pikë përqindje.

Ndërtimi ka kontribuuar me 0.99 pikë përqindje, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.81 pikë përqindje.

Ndërkohë, artet, argëtimi dhe aktivitete të tjera shërbimi kanë kontribuuar në rritjen ekonomike me 0.65 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan aktivitetet: administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me rënie prej 0.38 pikë përqindje dhe industria, energjia dhe uji me 0.20 pikë përqindje.

Pak ditë më parë, banka qendrore tha se parashikon një rritje ekonomike prej rreth 4 përqind në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori