Mbështetës të opozitës janë duke u përpjekur, që prej mëngjesit, për të marrë nën kontroll ambientet e KZAZ-ve. Përplasjet midis protestuesve dhe policisë janë përqendruar vetëm në ato bashki që drejtohen nga kryebashkiakët e PD dhe LSI, pas urdhrit të tyre për KQZ-në që të lirojnë ambientet.
Këto bashki kanë njohur dekretin e Presidentit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.
Qarku Korçë
Në Devoll ka qenë një automjet i tipit ‘BMW’ që ka bllokuar rrugën ku ndodhet KZAZ-ja. Drejtuesi i mjetit është përplasur me policinë pas kërkesës së efektivëve për të liruar rrugën.
Në Bilisht mbështetësit e opozitës janë mbledhur përpara qendrës së KZAZ-së. Ata kanë hedhur shishe dhe sende të tjera drejt qendrës dhe më pas janë larguar. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Situatë më e tensionuar paraqitet në Pogradec, aty ku protestuesit janë përpjekur të marrin në kontroll ambientet e KZAZ-së. I pranishëm është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka debatuar me drejtuesit e policisë. Protestuesit janë zmbrapsur nga policia, ndërkohë që situata vijon të jetë e tensionuar.
Qarku Mat
Situatë e rënduar raportohet edhe në Burrel, ku policia ka përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kërkuan të marrin nën kontroll ambientet e KZAZ-së 16. Në mbështetje të policisë lokale kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Nga përplasja ka patur disa të lënduar.
Pranë KZAZ-së nr.17 në bashkinë e Klosit raportohet gjithashtu për situatë të tensionuar.
Qarku Tiranë
Edhe në Kamëz ka patur përplasje midis protestuesve dhe policisë. Efektivët kanë përdorur sprai me piper për të shpërndarë turmën që tentoi marrjen nën kontroll të KZAZ-së. Nga përplasja raportohet se kanë mbetur të plagosur tre policë dhe një qytetar.
Në Kavajë ka patur tensione që në mëngjes ku protestuesit kanë kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ. Burime për Top Channel bëjnë me dije se protesutesit do të grumbullohen sërish në orën 20:00 në qendër të Kavajës, për të kërkuar sërish lirimin e KZAZ-së.
Qarku Gjirokastër
Nënkryetari i bashkisë Gjirokastër është paraqitur pranë KZAZ-së 78 për të kërkuar lirimin e objektit. Kreu i KZAZ-së ka kërkuar që në mëngjes mbrojtjen nga policia dhe për momentin nuk raportohet për tensione.
Qarku Berat
Pas rreth 1 orë përplasjesh, në KZAZ-në e Skraparit është shpërndarë turma që ndodhej brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës. Burimet në vendngjarje konfirmojnë se nuk ka pasur të lënduar dhe se turma ka thyer xhamat e KZAZ. Forca të shumta të policisë dhe FNSH-së ka shpërndarë turmën e mbledhur përpara KZAZ Skrapar. Si pasojë e përplasjeve, një polic ka mbetur i plagosur.
Shpërndahen opozitarët që tentuan të hyjnë me forcë brenda KZAZ 64 në Berat. Pas një ore qëndresë nga ana e policisë, përfaqësuesi i PD-së, Eno Bozdo shpërndau turmën e protestuesve. Gjatë protestës u hodhën edhe tymuese.
Qarku Fier
Bashkia e Mallakastrës i ka dërguar kërkesë Presidencës, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme për lirimin e ambienteve ku janë depozituar materialet zhgjedhore. KZAZ 61 Mallakastër është spostuar në palestren e shkollës së mesme “Dervish Hekali”, për arsye rikonstruksioni të kinemasë së qytetit. Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj paralajmëron tensionim të situatës në rast se materialet zgjedhore nuk do të largohen nga ambientet ku janë vendosur.
Qarku Lezhë
Në Lezhë është policia bashkiake që kërkon informacion nëse janë liruar KZAZ 12 dhe 13. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës