LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Sot është përmirësuar furnizimi me energji elektrike për konsumatorët. Sot në KEK në prodhim është blloku A3 i termocentralit Kosova A i cili prodhon 130 megavat orë energji elektrike dhe blloku B1 i Kosova B me 240 megavat. Gjithashtu në prodhim ka hyrë edhe hidrocentrali i Ujmanit me 30 megavat orë energji elektrike.

Sipas zëdhënëses së KEK-ut, Symrije Kika, energjia elektrike është siguruar edhe nga importi, diku rreth 50 megavat nga KESH dhe EST-ja rreth 80 megavat për orë.

Ajo bëri të ditur se për shkak të rrjedhës në kaldajë nga prodhimi ka dal Blloku i katërt i Kosovës A i cili do të jetë në riparim, ndërkohë që është siguruar energji edhe nga importi.

Plani i furnizimit do të vazhdoj sipas planit ABC ku kategoria A do të furnizohet 24 me 0, kategoria B, 4 me 2 dhe kategoria C, 3-3 . Në orët e konsumit të lartë kategoria A do të jetë 5 me 1, kategoria B, 4 me 2 dhe kategoria C, 3 me 3, i cili orar megjithatë nëse bëhet shpenzim i madh i energjisë gjatë orëve të konsumit të lartë, mund edhe të përkeqësohet.