LAJMI I FUNDIT:

Përmirësimet në administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike janë të pamjaftueshme

Përmirësimet në administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike janë të pamjaftueshme

Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer një auditim për të vlerësuar nivelin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike” të publikuar në vitin 2017.

Procesit të auditimit i janë nënshtruar Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe Fondi për Sigurime Shëndetësore.

Në raport është konstatuar se Fondi për Sigurime Shëndetësore duhet të rris përpjekjet për zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e prioriteteve gjatë trajtimit të aplikacioneve nga Komisioni për Vlerësim Mjekësor dhe barazimet financiare me institucionet shëndetësore private ku janë trajtuar pacientët.


Më tutje, auditimi ka nxjerrë në pah se institucionet shëndetësore publike, nuk kanë bërë mjaftueshëm që të shfrytëzojnë të dhënat e Programit për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike që të shërbejnë si burim i rëndësishëm i informatave për përcaktimin e prioriteteve shëndetësore në vend.

“Është e rëndësishme që çmimorja së bashku me llojet e sëmundjeve që nuk trajtohen nga institucionet shëndetësore publike, të përditësohet sa ma shpjet, pasi përditësimi i fundit është bërë në vitin 2017. Mungesa e të dhënave i pamundëson institucionet shëndetësore në identifikimin e mundësive dhe zhvillimin  e kapaciteteve brenda klinikave, me qëllim të reduktimit të kërkesave në periudha afatmesme dhe afatgjata”.

“Prandaj, me qëllim të adresimit të çështjeve për të përmirësuar procesin e trajtimit të pacientëve brenda institucioneve shëndetësore publike dhe ato private të vendit, në këtë raport, Auditori i Përgjithshëm ka dhënë 10 rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Fondin për Sigurime Shëndetësore”.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori