LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje e vizitës së Vuçiqit në Kosovë: Flet si të ishte në Serbi (Video)

Përmbledhje e vizitës së Vuçiqit në Kosovë: Flet si të ishte në Serbi (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai ka hyrë në mëngjes në territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet pikës kufitare në Jarinje, ndërkohë që ka vizituar Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Mitrovicën veriore.

Raportohet që gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Zubin Potok ishin dëgjuar të shtëna automatikësh, ndërkohë që është folur dhe për një bombë të vënë në sallën ku do të mbante fjalim Vuçiq.

Por, kryeministri serb ka deklaruar se bombat nuk e frikësojnë atë dhe se askush nuk mund ta ndalojë vizitën e tij në Kosovë dhe forcën e Serbisë.


Aleksandër Vuçiq ka vizituar edhe minatorët serbë të “Trepçës”, me ç’rast ka thënë se në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj nëpërmjet të cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron ta fyejë askënd, por që Serbia do ta ruajë “Trepçën”.

Vuçiq kishte paralajmëruar se do të vizitonte Kosovën edhe para disa javësh, por që vizita e tij ishte anuluar .

Shefi i ekzekutivit serb po qëndron në Kosovë me leje të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

https://vimeo.com/161375828

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori