LAJMI I FUNDIT:

Përhajër Agnesa! (Foto)

Përhajër Agnesa! (Foto)

Duket se po i ecën mirë biznesi.

Së paku këtë na bënë të ditur ish Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, duke postuar fotografi rreth biznesit të saj.

Ani pse nuk dimë shumëçka rreth linjës së saj të çantave dhe këpucëve, Vuthaj, nesër do të hap dyqanin e saj më të ri.


Ajo përmes një fotografie të postuar në llogarinë personale në Instagram, ka bërë të ditur se së shpejti do të hap dyqanin në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës, transmeton Prive.al.

“Vetëm edhe një ditë deri në hapjen e dyqanit të ri “Agnesa Vuthaj” në sheshin Nëna Tereze – Prishtinë!”, ka shkruar Angesa në Instagram.

Kujtojmë se bukuroshja kosovare ka linjën e vetë të këpuceve dhe çantave. /Telegrafi/Prive/

agnea